Kandidati i LDK-së për kryetar të komunës së Podujevës, Ekrem Hyseni, ka qëndruar sot në Parkun e Pishave ku ka takuar të rinjët e këtij qyteti.
“U mblodhëm te Parku i Pishave, për një takim plotë përmbajtje me të rinj të qytetit.
Biseduam për projektet që kemi në plan”, tha Ahmeti.
Ai atje foli për projektin për Transformimin e Parkut të Pishave për t’u mundesuar qytetarëve aktivitete rekreative dhe sportive.
“Me fokus u ndalëm në projektin për Transformimin e Parkut të Pishave, në favor të përmbushjes së kërkesave të banorevë dhe në projektin për Ndërtimin e Qendres Multifunksionale, për zhvillimin e aktiviteteve rekreative dhe sportive”, ka shkruar kandidati për kryetar të Podujevës.