Kandidati për kryetar të Podujevës nga radhët e LDK-së, Ekrem Hyseni, ka prezantuar projektin më të madh kapital që është realizuar në këtë komunë.
Hyseni thotë se ky projekt do të lidhë rreth 25 mijë qytetarë në rrjet.
Sipas tij ky projekt do ta bëjë jetën më cilsore për qytetarët, ajër më të pastër, ruajtje të pyjeve dhe zvogëlim të përdorimit të thëngjillit.
“Rreth 25 mijë qytetarë të Podujevës pritet të lidhen në rrjet dhe të përfitojnë.
Për më tepër, ky projekt do të sigurojë jetë më cilësore për qytetarët tanë, ajër më të pastër, ruajtje të pyjeve dhe zvogëlim të dukshëm të përdorimit të thëngjillit”, shkroi Hyseni në Facebook.