Kandidati për kryetar të Podujevës nga radhët e LDK-së, Ekrem Hyseni, ka vizituar stadiumin e Llapit në kuadër të fushatës zgjedhore.
Hyseni ka thënë se është njoftuar me mbarëvajtjen e punimeve në stadium dhe me angazhimet e ekipit të kësaj komune.
“Gjatë vizitës në Stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, nga kryetrajneri Tahir Batatina, u njoftova për mbarëvajtjen e punimeve në stadium dhe angazhimet e skuadrës në ligë”, ka shkruar Hyseni.
Ai u ka premtuar se gjithmonë do ta mbështesë skuadrën për rrugën drejt sukseseve.