×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ekskluzive | 7 të arrestuar për shpërlarje parash, Insajderi sjell emrat

    Insajderi
    21 February 2024 - 17:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shtatë persona janë arrestuar sot nga policia, pas aksionit të ndërmarrë nga Prokuroria Speciale.

    Ata dyshohen për disa vepra penale si “Hyrje në sistemet kompjuterike’’, ‘’Mashtrimi’’ dhe ‘’Shpëlarje e parave’’.

    Ky aksion është zhvilluar në shtatë lokacione.

    Gjatë aksionit janë konfiskuar: disa vetura, armë, municion, mjete të konsiderueshme materiale, si dhe prova të tjera materiale të cilat dyshohen se janë përdorur për kryerjen e veprave penale, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

    Gazeta Insajderi ka mësuar se katër nga shtatë personat e arrestuar janë: Naser Smaji, Muhamet Drakobuzhda, Dalip Beqiri dhe Kushtrim Sojeva.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark