Insajderi
Lajme

Ekskluzive | Arrestohen disa persona për falsifikim të leje qëndrimeve dhe sjelljen e personave me precedentë penalë nga Turqia

Insajderi
20 November 2025 - 10:19
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ekskluzive | Arrestohen disa persona për falsifikim të leje qëndrimeve dhe sjelljen e personave me precedentë penalë nga Turqia
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një operacion i gjerë i udhëhequr nga Departamenti për të Huaj në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), në bashkëpunim me Njësinë për Krime Ekonomike të Policisë dhe nën autoritetin e Prokurorit të Shtetit, ka rezultuar në shkatërrimin e një grupi të organizuar kriminal që operonte në Republikën e Kosovës, raporton Insajderi.

Grupi dyshohet se merrej me rregullimin e dokumenteve fiktive për pajisjen e shtetasve turq me lejeqëndrimi në Kosovë.

Krerët e grupit dhe skema e mashtrimit

Sipas burimeve Insajderit brenda ekipit të hetimit, dy personat kryesorë të dyshuar si drejtues të këtij grupi janë Murat Demirtepe dhe Ihsan Kiliç. Këta persona figurojnë si pronarë të bizneseve të ndryshme të regjistruara në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës (ARBK).

Bizneset e tyre funksiononin nën petkun e “zyrave të ndërmjetësimit” për punësimin e të huajve. Skema funksiononte duke sjellë shtetas nga Turqia, shumë prej të cilëve raportohet se kishin të kaluar kriminale në vendin e tyre të origjinës.

Përmes dokumenteve të falsifikuara, këta shtetas regjistroheshin me kontrata pune në kompani fiktive në Kosovë. Më pas, ata aplikonin për lejeqëndrimi me qëllim punësimi.

Dokumentacioni shpesh i referohej punësimit në kompani të njohura si “Wolt”, por edhe në biznese të tjera të cilat, sipas hetimeve, ishin thjesht “në letër” – të regjistruara në ARBK, por pa ushtruar asnjë aktivitet real ekonomik.

Zgjerimi i aktivitetit kriminal

Përveç manipulimit me lejeqëndrimi, dyshimet rëndojnë se grupi arrinte të falsifikonte edhe patentë shoferët e Republikës së Kosovës për klientët e tyre.
Bilanci i operacionit policor

Gjatë aksionit, përveç dy të dyshuarve kryesorë (Demirtepe dhe Kiliç), janë arrestuar edhe disa persona të tjerë, thonë burime te Insajdrir.

Policia ka bastisur disa lokacione, përfshirë banesa dhe zyra që shërbenin si baza për përgatitjen e dokumentacionit të falsifikuar.

Hetimet vazhdojnë

Autoritetet paralajmërojnë se hetimi pritet të zgjerohet edhe më tej. Sipas burimeve nga policia, dyshohet se në këtë aktivitet kriminal janë të përfshirë disa persona me shtetësi turke.
Ky rast ka ngritur sërish alarmin lidhur me sigurinë kombëtare dhe kriteret e regjistrimit të bizneseve. Regjistrimi i bizneseve të huaja në ARBK pa kritere mbikëqyrëse dhe mungesa e kontrollit të mirëfilltë nga organet shtetërore mbi aktivitetet ekonomike të këtyre subjekteve, mbetet një shqetësim serioz për sigurinë e vendit


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark