×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ekskluzive, arrestohet pronari i restorantit të njohur në aksionin “Brezovica”

    Insajderi
    27 May 2022 - 20:33

    Xhevdet Shala, pronari i restorantit të njohur “Golden”, është arrestuar dje nga Policia në rastin e njohur si Brezovica.

    Kështu ka mësuar Gazeta Insajderi përmes burimeve të saja. I njëjti dyshohet për degradim e “degradimin dhe shkatërrimin” e ambientit të Brezovicës.

    Ndërkohë, dje janë arrestuar edhe tre persona të tjerë, në mesin e të cilëve ka qenë edhe Xhelil Bekteshi, ish-sekretari i ministrisë së Infrastrukturës, Bekim Pireva, biznesmeni nga Kosova, që është edhe oratku i Idriz Thaçit, vëllait të ish-Presidentit Hashim Thaçi

    Lajmin për dy të fundit e ka konfirmuar prokurori i çështjes, Rasim Maloku.

    Sipas, Prokurorisë Themelore të Ferizajt, këta dyshohen për “dhënie të ryshfetit”, “ushtrim të ndikimit” dhe “mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”. Të njëjtit sot kanë dalë para gjykatës, por ende nuk është marrë masa ndaj tyre.

    Aksioni i djeshëm është vazhdim i disa aksioneve të mëhershëm për rastin “Brezovica”, çështje për të cilën janë arrestuar dhjetëra persona që dyshohen për “degradimin dhe shkatërrimin” e ambientit të Brezovicës.

    Brezovica konsiderohet si një prej qendrave më të mëdha të turizmit dimëror në Kosovë dhe njihet për qendrën e skijimit.

    Ajo gjendet në Komunën e Shtërpcës dhe bën pjesë në Parkun Kombëtar “Sharri”./Gazeta Insajderi/

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark