×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Ekskluzive: Bedri Greca fiton gjyqin në FIFA kundër Feronikelit

    Insajderi
    01 June 2021 - 10:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Futbollisti shqiptar, Bedri Greca ka fituar gjyqin kundër ish kampionit të Kosovës në futboll, KF Feronikelit. Burime të sigurta të Insportit afër futbollistit kanë bërë të ditur se Feronikeli ka humbur gjyqin në FIFA, shkruan Insporti.com.

    Feronikeli pas humbjes së gjyqit do të detyrohet të paguajë shumën e mbetur borxh të pagave brenda 40 ditëve, në të kundërtën do t’i bllokohet afati kalimtar i transferimeve (merkato).

    Në rast, se “Nikli” nuk paguan as pas 40 ditëve dënimi do të jetë edhe më i madh deri në heqje pikësh, madje deri në rënie nga Superliga.

    Insporti ka kontaktuar me drejtorin e Feronikelit, Artan Berisha, i cili ka deklaruar se nuk është në dijeni se Greca ka fituar rastin por ka konfirmuar se futbollisti në fjalë ka dërguar rastin e tij në FIFA.

    “Jo nuk e kam këtë informatë drejt me të treguar e di që e ka dërguar lëndën në FIFA”.

    Greca ishte pjesë e Feronikelit këtë sezon deri në ardhjen e trajnerit shqiptar Klodian Duro.

    Mesfushori sulmues së bashku me disa futbollistë tjerë u larguan nga skuadra për shkak të keq menaxhimit të Duros, i cili në fund të sezonit u shkarkua nga ish kampioni.

    Ish futbollisti i shumë skuadrave shqiptare, në dhjetë paraqitje me Feronikelin këtë sezon shënoi tre gola dhe dhuroi një asist.

    Greca, 30 vjeçar, është duke u përgatitur për sezonin e ri dhe ende nuk ka arritur marrëveshje me ndonjë skuadër. /Insporti.com/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Sport
    23 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark