×
  • Lajme
  • Aktuale

    Ekskluzive – Biznesmeni i afërt me Mimoza Kusarin emërohet kryeshef i ujësjellësit Gjakova

    Insajderi
    14 January 2022 - 10:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në krye të kompanisë ujësjellësi në Gjakovë, është vendosur njëri nga biznesmenët e afërt me Mimoza Kusarin. Hasan Krasniqi, po ashtu ka qenë edhe kanididat për asamble në komunën e Gjakovës.

    Biznesmeni Hasan Krasniqi, i afërt me shefen e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari është emëruar kryeshef i Ndërmarrjes Ujësjellësi Gjakovë, shkruan Gazeta Insajderi.

    Krasniqi që ka qenë kandidatë për Asamble Komunale në Gjakovë, në listën Vetëvendosjes në zgjedhjet e tetorit 2021, është zgjedhur zyrtarisht në pozitën e Kryeshefit, të enjten e 13 janarit.

    Në vendimin e siguruar nga Gazeta Insajderi, Hasani sipas vendimit të bordit të përkohshëm të kësaj ndërmarrje është zgjedhur si kandidati me pikët maksimale.

    Hasani, ka në pronësi kompaninë e udhëtimeve “Shpat Tours”. Kjo kompani njihet për udhëtime të shumta në vendet të ndryshme turistike në botë, duke përfshirë Zanzibarin, Ishujt Maldive, Egjiptin, Turqin etj.

    Hasani gjithashtu ka qenë kandidat për asamblen komunale në Gjakovë me Alternativën e Mimoza Kusarit edhe në vitin 2017. /Gazeta Insajderi

    No description available.
    No description available.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark