×
  • Hulumtime/Analiza
  • Hulumtime/Analiza

    Ekskluzive: Dokumentet interne të ATK-së demantojnë Qeverinë Kurti, tregojnë për dështim në mbledhjen e tatimit

    Insajderi
    13 July 2022 - 10:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të marten përmes një konference për media drejtori i ATK-së Ilir Murtezaj, bashkë me ministrin Hekuran Murati, njoftuan se gjatë periudhës 6 mujore ky institucion ka mbledhur 355 milionë euro të hyra tatimore. Por asnjëri nuk e përmendi se ATK ka dështuar gjatë dy muajve të arrijë targetin që i kishin vendos vetës. Gazeta Insajderi, ka siguruar dokumente interne sipas së cilave del se gjatë muajit qershor kishin planifikuar të mblidhnin mbi 52 milionë euro tatime nga bizneset por inkasuan vetëm 42 milionë. Kurse në muajin maj nga 47 milionë sa planifikonin, kanë inkasuar vetëm 43 milionë euro.

    Muaji qershor ka stresuar menaxhmentin e lartë të Administratës Tatimore të Kosovës.

    Nuk e kishin pritur që ta kenë një dështim aq të madh në mbledhjen e të hyrave tatimore.

    Menaxhmenti i ATK-se në krye me Ilir Murtezaj, drejtor i përgjithshëm, kishte planifikuar që gjatë muajit qershor të mbledhte mbi 52 milione euro tatime nga bizneset, raporton Gazeta Insajderi.

    Por sic merr vesh Gazeta Insajderi kishte mbledhur vetëm 42 milionë.

    Gazeta Insajderi, posedon dokumentet interne të ATK-së që dëshmojnë për këtë rezultat të dobët në inkasimin e tatimeve.

    Dokumentet tregojnë se muaji qershor ishte muaji i dytë i këtij viti, i pasuksesshëm për ATK-në.

    Ngjashëm kishte ndodhur edhe në muajin maj. Ishte planifikuar që të inkasohej më shumë.

    Ky insitucion sipas dokumentacionit që e ka siguruar Gazeta Insajderi, kishte planifikuar që në muajin maj të mbledh 47 milion euro por ka arritur që të inkasoj vetëm 43 milionë.

    Pavarësisht kësaj, Murtezi mori lavdata nga ministri i kuletës shtetërore Hekuran Murati, në konferencën e së martes ku u publikuan të dhënat e periudhës 6 mujore ATK-ja, e ku Murtezaj tha se janë mbledhur 355 milionë euro të hyra tatimore.

    Drejtori i ATK-së, Murtezaj u dënua me 50% të pagës

    Dështimi në mbledhjen e tatimeve nga bizneset nuk është i vetmi problem me të cilin u përball Ilir Murtezaj gjatë muajve të fundit, ani pse po mblehen sekret.

    Në muajin prill të këtij viti, Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës mori vendim për ndalimin e 50% të pagës mujore ndaj Ilir Murtezaj, Drejtorit të Përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës.  

    Vendimi ishte marrë pasi Murtezaj nuk kishte zbatuar në plotni dy vendime të Këshillit, të cilat ishin marrë me 16 dhe 23 qershor.

    Kështu thuhet në vendimin të cilin e ka siguruar Gazeta Insajderi.

    “I ndalohet 50% e pagës mujore z.Ilir Murtezaj, Zëvendësues i Drejtorit të Përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës, për shkak se i njëjti nuk e ka zbatuar në plotni vendimin A.nr 461/2021 të datës 23.06.2021 dhe vendimin A.nr.484/2021 të datës 18.06.2021 të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës”, thuhet në vendim përcjell Gazeta Insajderi.

    Po ashtu, në vendim ceket se ndalesa e pagës do të bëhet deri në zbatimin e plotë të vendimeve nga ana e drejtorit.

    Ministri Murati lavdëron njeriun që u dënua me heqje të 50% të pagës

    Vendimi i KPMSHCK-së nuk e pengoi ministrin e Financave, Hekuran Murati që ky i fundit ta lavdërojë sot drejtorin e ATK-së, Ilir Murtezaj.

    Pavarësisht që Murtezaj ka shkelur ligjin duke mos i respektuar vendimet e Këshillit, ministri Murati sot e përgëzoi atë dhe stafin e tij për punën gjashtë mujore të këtij viti.

    “I përgëzoj ATK dhe stafin për arritjet në gjashtë mujor, po ashtu edhe tatim paguesit sepse janë ata që e  mbajnë shtetin dhe ATK-në në këmbë, secili që paguan me rregull është kontributor i këtij shteti”, tha Murati para gazetarëve përcjell Insajderi.

    Murati, madje u shpreh se për të rritur suksesin e ATK-së dhe shtetit duhet të ketë besim në institucione.

    “Për planet si ministri dhe si qeveri jemi të interesuar të shohim forcim të institucioneve. Për të rritur suksesin është parakusht të ketë besim në institucione. Është i rëndësishëm formalizmi i ekonomisë. Kemi rritje të vazhdueshme të të hyrave”, deklaroi Murati derisa në krahë kishte një person që u dënua nga një institucion, në rastin konkret nga KPMSHCK.

    Fjalën në këtë konferencë e mori edhe njeriu që si zbatoi vendimet e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës. Drejtori, Ilir Murtezaj tha se gjatë periudhës 6 mujore ATK-ja ka mbledhur 355 milionë euro të hyra tatimore.

    Për këtë ia lë meritat disa faktorëve, si fuqizimit të kontrollit të brendshëm, efikasitetit në mbledhjen e borxheve e dixhitalizimit

    “Si rezultat i përformancës dhe të hyrave tatimore, ATK-ja në shumë fusha është institucion lider në rajon. Gjatë periudhës 6 mujore jemi vlerësuar nga FMN-ja. ATK ndër objektivat kyçe ka pasur ofrimin e shërbimeve. Si rezultat është arritur që ATK të mbledhë gjatë 6 mujorit të hyrat mbi 355 milion euro tatime. Në krahasim me planin kemi rritje prej 26.5 milionë euro, apo 8.1 përqind”, tha Ilir Murtezaj.

    Por Murtezaj nuk e tha asnjë fjalë për dështimin e madh gjatë dy muajve në mbledhjen e tatimeve nga bizneset. /Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark