×
Show

Ekskluzive: Fero heq dorë nga muzika – jep detaje për Insajderin

Insajderi
27 September 2020 - 07:28
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Reperi shumë i famshëm dhe i zhurmshëm shqiptar Fero ka thënë për Insajderin se ka hequr dorë nga muzika.

Fero ditë më parë mbylli rrjetet sociale duke hapur panik tek fansat e tij, e sot për Insajderi.org,  ka dhënë një deklaratë akoma më shokuese.

I pyetur se pse e ka mbyllur Instagramin, reperi ka thënë: “Jam larguar nga rrjetet  sociale sepse kam vendosur të heq dorë nga muzika”.

Reperi nuk ka dhënë përgjigje nëse është larguar nga muzika përkohësisht apo përgjithmonë, e as nuk dha arsyet se pse e ka marrë këtë vendim.

Megjithatë Fero edhe nuk mund të largohen nga muzika plotësisht, pasi që ai tashmë është CEO i label-it “GANG GANG ENTERTAIMENT”  ku po punon me ekipin e tij në ngritje të artistëve të rijnë, që sipas tyre shumë shpejtë do të shpërthej artisti i parë me emirin  Guapo. Insajderi.org

 

 

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark