Dy skuadrat e qytetit të Gjilanit, Drita dhe SC Gjilani njihen për rivalitetin e skajshëm që kanë, dhe është më së e ditur që sa herë që përballen mes vete dhurojnë spektakël në fushë. Por, edhe sa herë bëhet kalimi i një lojtari nga njëri ekip tek tjetri, bëhet edhe lajm!
Siç mëson Insajderi, mbrojtësi i krahut të djathtë, Përparim Islami është afër transferimit tek klubi i Gjilanit, rival ky i përbetuar i klubit të Dritës.
Islami, i cili i është bashkuar Dritës në qershor të vitit që lam pas, në të kaluarën ka luajtur tek Prishtina, Trepça ’89 e Feronikeli.
Derisa, 29 vjeçari këtë sezon me Dritën pati 16 paraqitje, në të cilat asistoi dy herë.
Ndryshe, vlen të theksohet se tek dy skuadrat përkatëse kanë pasur “revolucion” sa i përket lojtarëve të rinj dhe atyre që janë larguar.
/Insajderi.org