Një zyrtar policor është suspenduar nga puna pasi dyshohet se ka marr ryshfet në këmbim të fshirjes së provave nga kamerat e sigurisë për rastin e rrahjes brutale që ka ndodhur me 25 qershor në një lokal në Gjilan. Pamjet u fshin nga kamerat e sigurisë por jo edhe nga Gazeta Insajderi që posedon video-dëshmi të rrahjes. Fshirja e provave nga polici po hetohet nga Inspekotrati Policor i Kosovës. IPK kanë konfumuar se kanë dërguar për ekzaminim pajisjen e DVR (digital video recorder), për t’i kthyer këto pamje dhe për të zbardhur rastin.
IPK konfirmoi për Insajderin se deri me tani kanë suspenduar një zyrtar policor dhe po vazhdojnë me hetime në procedurë të rregullt.
“Deri në këtë fazë të hetimit IPK ka rekomanduar suspendimin e një zyrtari policor pëderisa pajisja e DVR (digital video recorder) është dërguar për ekzaminim”, thuhet në përgjigjen e IPK-së.
Çfarë ndodhi natën e 25 qershorit dhe kush ishte i përfshirë?
Një rrahje mes disa personave ka ndodhur natën e 25 qershorit në një lokal në qytetin e Gjilanit. Nga video e siguruar nga Gazeta Insajderi shihen dy grupe duke u rrahur brutalisht mes vete. Madje disa nga ta përdorin edhe shihe qelqi e disa nxorën dhe armë zjarri.
Një përleshje kaq e madhe, fillimisht nuk u raportuar nga Policia e Kosovës. Insajderi pas disa përpjekjeve për të konfirmuar rrahjen, ka arritur të siguroj një konfirmim nga Policia e Kosovës. Por ata tregojnë vetëm inicialet e viktimave, por jo edhe të sulmuesve.
Pavarësisht kësaj, Insajderi nga burimet e veta brenda policisë ka arritur t’i siguroj emrat e personave që shkaktuan sherrin e madh në këtë lokal.
Krejt ky rasti lidhet me asamblistin e Vetëvendoses në këtë komunë, Valdrin Bajrami, i cili ka qenë i përfshirë në rrahjen brutale.
Bajrami është nipi i biznesmenin gjilanas, Muhamet Ajrullahu, që operon edhe në fushën e ndërtimeve dhe natyra të tjera biznesore.
Për shkak të fuqisë biznesore dyshohet se ka pasur ndërhyrje tek policët që t’i fshin pamjet e rrahjes.
Në videon e siguruar nga Gazeta Insajderi, shihet Sami Ramadani, duke sjell mbi viktimat. Ai dyshohet se ka qenë edhe personi që ka nisur përleshjen e madhe.
Në këtë rrahje ka qenë i përfshirë edhe Drinor Ramadani zyrtar në Shërbimin Korrektues të Kosovës për të cilin ka dyshime se ka përdorur edhe armën zyrtare për t’i frikësuar palën tjetër.
Lidhja e asamblistit Valdrin Bajramit me biznesmenin gjilanas
Në këtë përleshje është përfshirë edhe një asamblist i Kuvendit Komunal në Gjilan. Valdrin Bajrami. Gazeta mëson se Bajrami është nipi i biznesmenit, Muhamet Ajrullahu.
Valdrin Bajrami kishte konfirmuar vetë për Insajderin se ka qenë i pranishëm kur ka ndodhur rrahja dhe ka ndërhy për t’i qetësuar dy palët.
“Unë e kam dhënë atë procedurën time si dëshmitar dhe i jetë gjyqit me vendos. Të dy familje te dinë që jam vetëm dëshmitar dhe ajo pjesa e dëmtuar edhe këta. Unë kam qenë si dëshmitar dhe në pjesën e ndarjes për mos më u bo më e madhe. Të dy familjet e dinë që unë skam kurgjo me ta”, u shpreh Bajrami për Insajderin.
Si tentuan t’i fshehin provat nga Policia e Kosovës
E gjithë kjo ngjarje është tentuar të fshehët nga dy zyrtarë policorë të afërt me palën e përfshirë. Njëri nga ta tashmë është suspenduar.
Insajderi mëson se dy zyrtarë policorë pasi ka ndodhur përleshja kanë shkuar në lokal dhe kanë marrë pajisjen e DVR duke fshirë pamjet.
Këtë e kanë bërë pa kërkesë zyrtare që ua mundëson marrjen e këtyre pamjeve.
Dy orë pasi ata kanë marrë pamjet, e kanë kthyër DVR por pamjet i kanë fshirë.
Për këtë veprim të policëve, IPK kishte nisur hetimet. Në një përgjigje për Gazetën Insajderi thuhet se kanë pranuar një ankesë që kanë fshirë pamjet dhe kanë nisur hetimet ndaj rastit.
“Ju njoftoj se sot është pranuar ankesa për rastin në fjalë dhe është duke u trajtuar nga IPK”, thuhet në përgjigjen e IPK-së për Insajderin.
Ndonëse kishte tentime të fshihet si rast, Gazeta posedon video dëshmi nga kjo përleshje.
Çfarë thotë Policia e Kosovës lidhur me rastin
Pas presionit nga Gazeta Insajderi, zyra për media e policisë në rajonin e Gjilanit ka kthyer një përgjigje por pa dhënë shumë detaje.
Zëdhënësi i Policisë, Ismet Hashani tha për Insajderin se nga ky rast lëndime kanë pësuar katër persona, dy meshkuj e dy femra, të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësorë.
Ndërkohë, tre persona tjerë po atë natë janë arrestuar e liruar pastaj me procedurë të rregullt.
“LËNDIM I LEHTË TRUPOR Gjilan, 25.06.2022 ora 22:40. Në një kafiteri në në Gjilan ka ndodhur një rrahje në mes të disa personave të dyshuar ku lëndime trupore kanë pësuar katër prej tyre, dy M.K.SH dhe dy F.K.SH të cilët kanë pranuar tretman mjekësorë ne Emergjence. Në këtë rast si te dyshuar ne rrahje janë tre të dyshuarit M.K.SH të cilët pas intervistës janë liruar në procedurë të rregullt. Me vendim të prokurorit të shtetit rasti “Lëndim i lehtë trupor” procedohet për hetime të mëtejme”, konfirmoi Hashani për Insajderin.
Gazeta mëson se peronat e lënduar janë L.H dhe E.V të cilët kanë qenë të shoqëruar nga të fejuarat e tyre.
Gazeta Insajderi nga burime të sigurta ka mësuar se rasti ka ndodhur në kafiterinë “Mollys”, në Gjilan./Insajderi.org/