×
  • Lajme
  • Insajderi

    Policia konfirmon raportimin e Insajderit: Një përleshje fizike ndodhi të shtunën në Gjilan – kaq persona u përfshinë

    Insajderi
    28 June 2022 - 15:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ashtu siç raportoi Gazeta Insajderi, një përleshje fizike ka ndodhur të shtunën e 25 qershorit në njërën prej kafiterieve të Gjilanit rreth orës 23:00 të mbrëmjes. I përfshirë në rast ka qenë edhe asambleisti i Vetëvendosjes, Valdrin Bajrami.

    Nga ky rast lëndime kanë pësuar katër persona, dy meshkuj e dy femra, të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësorë.

    Ndërkohë, tre persona tjerë po atë natë janë arrestuar e liruar pastaj me procedurë të rregulltë.

    Këtë për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Ismet Hashani.

    LËNDIM I LEHTË TRUPOR Gjilan, 25.06.2022 ora 22:40. Në një kafiteri në në Gjilan ka ndodhur një rrahje në mes të disa personave të dyshuar ku lëndime trupore kanë pësuar katër prej tyre, dy M.K.SH dhe dy F.K.SH të cilët kanë pranuar tretman mjekësorë ne Emergjence. Në këtë rast si te dyshuar ne rrahje janë tre të dyshuarit M.K.SH të cilët pas intervistës janë liruar në procedurë të rregullt. Me vendim të prokurorit të shtetit rasti “Lëndim i lehtë trupor” procedohet për hetime të mëtejme”, konfirmoi Hashani për Insajderin.

    Gazeta Insajderi nga burime të sigurta ka mësuar se rasti ka ndodhur në kafiterinë “Mollys”, në Gjilan.

    Persona e lënduar janë dy çifte.

    Përveç tyre i përfshirë ka qenë edhe asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan, Valdrin Bajrami sipas tij në cilësinë e dëshmitarit. Ai e ka konfirmuar rastin për Gazetën Insajderi duke thënë se ka ndërhy në përleshje për t’i ndarë dy familjet të cilët janë përleshur.

    Insajderi mëson se pjesë e kësaj rrahje ka qenë edhe një gardian dhe një polic civil.

    Sipas burimeve të Gazetës Insajderi, asamblisti i Vetëvendosjes Valdrin Bajrami ka qenë i përfshirë në këtë rrahje.

    Këtë e ka konfirmuar edhe vetë Bajrami në një prononcim për Gazetën Insajderi.

    Ai tha qe ka qenë në vendin kur ka ndodhur rrahja. Por, sipas tij ai ka qenë i përfshirë si dëshmitar duke bërë përpjekje për t’i ndarë dy palët që kanë qenë të përfshira në përleshje.

    “Unë e kam dhënë atë procedurën time si dëshmitar dhe i jetë gjyqit me vendos. Të dy familje te dinë që jam vetëm dëshmitar dhe ajo pjesa e dëmtuar edhe këta. Unë kam qenë si dëshmitar dhe në pjesën e ndarjes për mos më u bo më e madhe. Të dy familjet e dinë që unë skam kurgjo me ta”, u shporeh Bajrami.

    Po ashtu ky burim i tha Insajderit se pjesë e kësaj rrahje ka qenë edhe gardiani me inicialet D.R ( emër i njohur për redaksinë) i cili punon në Shërbimin Korrektues të Kosovës.

    Nga burimet jo zyrtare mësohet se ai ka nxjerrë edhe armën gjatë përleshjes.

    Personi tjetër i përfshirë në këtë përleshje sipas këtij burimi është S.R, si dhe një polic civil.

    Ky rast nuk është raportuar në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

    Gazeta Insajderi ka siguruar edhe pamjet nga momenti i përleshjes.

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark