×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ekskluzive: “Kemi paguar për hotel me 4 yje në Budva. U mashtruam”, qytetarët denoncojnë kompaninë Gmica Travel

    Insajderi
    23 May 2022 - 12:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Disa qytetarë kanë denoncuar kompaninë turistike “Gmica Travel” për mashtrim. Thonë se paguan një ofertë 2-3 ditore për shëtitje në Budva. Paguan për një hotel me 4 yje. Por, kushtet nuk ishin ashtu siç u proklamuan nga kompania. Me këtë kompani të shtunën po udhëtonin 53 udhëtar nga qytete të ndryshme të Kosovës.

    Ata thanë për Gazetën Insajderi se kishin paguar për hotel me 4 yje në Budva, ndërsa me të arrirë në hotel kanë pa që nuk i plotësonte kushtet për qëndrim.

    “Kemi qenë 53 udhëtarë nuk kemi pranu me hy në ndërtesë, hoteli me 4 yje, Princ në Budva, pa kushte elementare, pa internet”, ka thënë njëri nga qytetarët për Insajderin.

    Pas rezistimit të tyre për të hyrë në këtë hotel qytetari thotë se u kërcënuan nga pronari i “Gmica Travel”, që të futen në hotel.

    “Përfaqësuesi i GmicaTravel, njëri prej pronareve qysh e kuptuam, kërcenojke udhëtarët hyni aty. Nuk pranuam me hy në atë objekt. Qëndruam 4 ore para objektit”, ka deklaruar njëri prej qytetarëve për Insajderin.

    Një tjetër qytetar thotë se më pas u lajmërua edhe policia “Nuk pranuam me hy atë objekt, dikush e thirri policinë, e morën e mbajtën 40 min”, sqaron ai.

    Pas krejt ndodhisë, qytetarët janë dërguar në një hotel tjetër. Por prapë janë shprehur të zhgënjyer me kushtet siç i quajnë ata ‘katastrofale’.

    “Njerëzit ishin të lodhun s’kishin alternativë tjetër, pos me pranu me hy aty me kalu natën”, tha ai.

    Lidhur me rastin sipas qytetarëve në dijeni janë edhe Policia e Malit të Zi.

    Të pyetur nëse u janë kthyer para, ata thanë që jo.

    “Nuk pranuam as edhe një kërkim falje, s’keni çka boni tha, as me media as me institucione”, sqaron tjetri.

    Gazeta Insajderi ka siguruara pamje nga momenti ku shihet se udhëtarët refuzojnë të futen në hotel:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark