×
  • Lajme
  • Analiza

    Ekskluzive | Këta janë 9 zyrtarët e shtetit që u arrestuan dje

    Insajderi
    19 November 2023 - 13:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazeta Insajderi ka raportuar dje ekskluzivisht për arrestimin e tetë zyrtarëve të Doganës së Kosovës dhe një pjesëtari të Policisë Kufitare, në një aksion në veri të Kosovës nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje të ryshfetit.

    Insajderi mëson se 9 zyrtarët e arrestuar janë: Verograd Miletic, Admir Sejdiu, Andrija Çavic, Mirko Jevtic,Tomislav Dimic, Mensur Stagova, Nenad Mitic, Granit Zymberi dhe Arben Aliu.

    Në një komunikatë të përbashkët, Prokuroria SpecialeDogana dhe Inspektorati Policor i Kosovës thanë se bastisje u kryen dje në 11 lokacione.

    Sipas Prokurorisë Speciale, kontrolli është bërë me qëllim të mbledhjes së provave dhe ndalimit të nëntë zyrtarëve për veprat penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “marrja e ryshfetit”.

    Gjatë këtij aksioni janë grumbulluar prova që mbështesin dyshimin se këta nëntë (9) zyrtarë, tetë (8) nga të cilët janë zyrtar të Doganës dhe një (1) zyrtar policor nga Policia kufitare, kanë qenë të përfshirë në veprat për të cilat dyshohen.

    Po ashtu, nga ky aksion janë sekuestruar sende tjera të rëndësishme për procedurë të mëtutjeshme hetimore si:

    Njëzet (20) plumba zyrtare të Doganës së Kosovës

    Dhjetë (10) telefon së bashku me katër (4) sim kartela

    Një pistoletë e kalibrit 9 mm me tre karikator dhe 9 fishek, me leje

    Gjashtëmbëdhjetë (16) copë municion jo zyrtar.

    Po ashtu, burime të Insajderit kanë treguar që rasti ku u arrestuan 8 doganierë e një polic ka nisur qysh në vitin 2021. Burimet i kane thënë Insajderit që me masa të fshehta të ligjshme, të dyshuarit ka një kohë të gjatë që përgjohen.

    Sipas këtyre burimeve të Insajderit, këta të dyshuar kanë operuar në pikën kufitare në mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Një pjesë e tyre pastaj kanë operuar në pikën kufitare që e ndanë Kosovën me Serbinë.

    Dyshimet fillestare, sipas burimeve, janë që të njëjtit në raste të caktuara kanë pranuar ryshfet në shuma të ndryshme për të lënë mjete motorike që të kalojnë kufirin pa pritur në rend e pa kontroll fizik, vetëm me kontroll të dokumenteve./Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark