Insajderi
Insajderi

Ekskluzive: Insajderi siguron fotografitë e dy personave që po kërkohen, çuan në Spitalin e Ferizajt një 18 vjeçare pa ndjenja

Insajderi
22 August 2021 - 19:43
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ekskluzive: Insajderi siguron fotografitë e dy personave që po kërkohen, çuan në Spitalin e Ferizajt një 18 vjeçare pa ndjenja
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gazeta Insajderi ka arritur t’i siguroj fotografitë e dy personave në kërkim nga Policia e Kosovës që u zhduken pasi lanë në Spitalin e Ferizajt një 18 vjeçare pa shenja jete.

Insajderi merr vesh se fotografitë e tyre janë nxjerrë dhe janë shpërndarë në të gjitha pikat kufitare dhe të gjitha drejtoritë e Policisë së Kosovës.

Po ashtu, mësohet se vetura me të cilën u dërgua viktima në spital është “Audi A8” me ngjyrë të zezë dhe ka targa të Zvicrës.

Të dielën rreth orës 13:00 u raportua se një vajzë e moshës 18-vjeçare është dërguar pa shenja jete në Qendren Emergjente në Ferizaj.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënës i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli i cili tha se viktima është dërguar në spital nga disa persona të cilët pastaj janë larguar.

“Rreth orës 15:08 e kemi pranuar informatën se një vajzë rreth moshës 20 vjeçare është dërguar pa shenja jete në Qendren Emergjente. Vdekjen e viktimës e kanë konstatuar mjekët. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po i zhvillon hetimet”, tha Veseli./Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark