Insajderi
Lajme

Ekskluzive: Kjo është gruaja që u arrestua për falsifikim me pasaporta e patentë shofer të rremë në mbi 50 shtete

Insajderi
02 December 2025 - 16:54
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ekskluzive: Kjo është gruaja që u arrestua për falsifikim me pasaporta e patentë shofer të rremë në mbi 50 shtete
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka arrestuar një person për kryerjen e veprave penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” dhe “Falsifikimi i dokumentit” që ndërlidhet me rastin “Laboratori 25”.

Gazeta Insajderi ka mësuar ekskluzivisht se personi i arrestuar është Nexhmije Selmani.

Ajo po dyshohet se ka kryer vepra penale që lidhen me falsifikimin e dokumenteve publike si, pasaporta, patentë-shofera, e dokumente të tjera, të prodhuara për mbi 50 shtete të ndryshme të botës.

Ajo dyshohet se kishte dhënë me qera shtëpinë në lagjen Qëndresa, e njohur si “Shtëpia laborator” në të cilën kryheshin këto veprimtari.

“Në shtëpinë laborator, e cila ishte marrë me qira në emër të N.S., janë gjetur aparatura të ndryshme për prodhimin e këtyre dokumenteve të falsifikuara, me qëllimin të prezantimit dhe përdorimit të tyre si origjinale:, thuhet në komunikatë.

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës është ndaluar për 48 orë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark