Insajderi
Biznes

Ekskluzive: Kjo është ordinanca e parë stomatologjike që ofron mundësi pagese përmes kriptovalutave

Insajderi
29 October 2021 - 11:57
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ekskluzive: Kjo është ordinanca e parë stomatologjike që ofron mundësi pagese përmes  kriptovalutave
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Të gjithë keni dëgjuar tashmë për kriptovaluta, apo paratë digjitale, fenomeni që po rritet dita ditës. E kjo rryme e ka kapluar sigurisht edhe Kosovën, madje kemi pare edhe iniciativa nga kuvendi që të rregullohet edhe me ligj infrastruktura për përdorim të kriptovalutave.

Kriptovaluta është para digjitale, e decentralizuar, e bazuar në teknologjinë, versionet më të popullarizuara janë Bitcoin dhe Ethereum, por ekzistojnë mbi 5.000 kriptovaluta të ndryshme në qarkullim.

Kriptovalutat mund të përdoren për të blerë mallra dhe shërbime të zakonshme, ndonëse shumë njerëz investojnë në to, ashtu sikurse në pasuri të tjera, siç janë aksionet apo metalet e çmueshme.

Në vendin tonë tashmë kemi një biznes privat që të ofron mundësi pagese me para digjitale, më saktësisht është ordinanca stomatologjike ‘Dr. Shkodrani Dental Clinic’.

‘Dr. Shkodrani Dental Clinic’ me këtë rast behet ordinanca e parë dhe e vetme në vend që ofron këtë mundësi ideale të pagesave.

Lajmin e beri të ditur ordinanca në fjalë përmes një postimi në rrjetin social Instagram, duke shënuar:
‘Ju njoftojme qe per te gjitha sherbimet stomatologjike ne klinikat Dr. Shkodrani mund te paguani edhe me kriptovaluta! #drshkodrani #thefutureofpayments’

Ordinanca ‘Dr. Shkodrani Dental Clinic’ është e njohur në vend për punë dhe shërbime të mira, integrimi i pagesave përmes parave digjitale e bene akoma më të qasshme dhe më të avancuar në shërbimet e saj ndaj klientëve.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark