×
Show

Ekskluzive: konfirmohet bashkëpunimi Fero & Capital Bra – video

Insajderi
18 July 2020 - 11:02
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Fero sapo ka paralajmëruar bashkëpunimin me njërin ndër reperet më të famshëm gjerman Capital Bra, lajmin e bëri të ditur vetë Fero përmes një  video live në Instagram, ku ka bërë publike një pjesë të reptures së tij.

Në ndërkohë reperi shqiptar akoma po e shijon suksesin e projektit ‘2Pac’, projekt ky që u përfol mjaft shumë dhe qe u vlerësua shumë nga adhuruesit e Hip-Hop-it, për shkak të stilit ndryshe nga konkurrenca.

Jo shumë kohë më parë Fero ka publikuar edhe albumin  e tij të parë me titullin ‘Self Loyalty’ po ashtu edhe albumi u prit mjaft mirë nga fansat e këtij zhanri. Por si duket Feros këto suksese nuk po i mjaftojnë, pasi që duket se Fero po mendon për një album të dytë.

Bashkëpunimi me reperin gjerman do të jetë një hapë tjetër i madh në karrierë për Feron dhe si duket është paraprirje për një album të dytë më shumë bashkëpunime të medha, për të cilat kishte raportuar Insajderi kohë më parë.

 

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark