Policia sot ka arrestuar Eldi Mylkaj, lidhur me plantacionin e kanabisit në vlerë 5 milionësh që u shkatërrua në Pejë. Me urdhër të Prokurorisë së Pejës, ishte lëshuar urdhër arrest për 9 persona.
Gazeta Insajderi dje ka raportuar se po ashtu është prangosur Erion Etemaj.
Të dy janë shtetas të Shqipërisë.
Aksioni anti-drogë ishte zhvilluar me 27 shtator në Pejë, ku janë sekuestruar 1 mijë kilogram drogë.
Grupi akuzohet për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit” si dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Sipas Prokurorisë, kjo vepër është kryer në mënyrë të vazhdueshme dhe numrin e bimëve të mbjella që është 2850 sosh të cilit kishin për t’u nxjerr për t’u thar, që do të ishin për shitje pastaj.
Prokurori Ersan Qavolli ka zhvilluar ketë operacion dhe dy operacione të tjera për shkatërrimin e plantacioneve të drogës në Kosovë.
Mbjellja e tyre është bërë në disa parcela, pronarët e të cilave akoma nuk janë identifikuar.