×
  • Sport
  • Insajderi

    Ekskluzive: Ky është prokurori që arrestoi “të fortin” e FFK-së, Agim Ademi

    Insajderi
    16 March 2022 - 23:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është arrestuar nga Policia e Kosvoës, raporton Insajderi.org.

    Burimet e Insajderit bëjnë të ditur se Ademi është arrestuar sonte pas incidentit që ndodhi sot në ambientet e FFK-së.

    Prokurori qe vendosi per arrestimin e tij eshte Besart Mustafa, merre vesh Insajderi.

    Besart Mustafa është prokurori që mori vendimin për ta dërguar në burg Agim Ademin e fuqishëm. 

    Kryetari i FFK-se që një kohë të gjate i ka ikur burgut, duke mos u paraqitur në seancat gjyqësore.

    Ademi ka qenë i dënuar me burg por ai ka arritur të shmanget shkuarjes në burg. 

    Mirëpo sot kanë ndryshuar rrethanat. 

    Ai tashmë është derguar në mbajtje që të kalojë dy netë në burg. 

    Ky vendim erdhi pas denoncimt të Artan Govorit, zyrtar në FFK.

    “Insajderi” sot gjatë ditës ka raportuar ekskluzivsht për përleshjen mes Govorit dhe Agim Ademit, të ndodhur në zyret e FFK-së.

    Rasti është konfirmuar nga Policia e Kosovës dhe vet Govori.

    Po ashtu, ky rast ka ndodhur sot pas deponimit të nënshkrimeve nga Gramoz Vokrri, që do të jetë kundër-kandidati i Ademit në zgjedhjet që do të mbahen më gjashtë (6) prill. /insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark