×
  • Lajme
  • Aktuale

    Ekskluzive – Ky është zyrtari i MPB-së që u arrestua për ryshfet

    Insajderi
    17 September 2021 - 11:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Katër persona janë arrestuar të enjten nën dyshimin se janë përfshirë në marrje dhe dhënie ryshfeti. Dy prej të cilëve sipas prokurorisë janë zyrtarë të ministrive.

    Gazeta Insajderi, merr vesh se njëri nga të arrestuarit është Abdyl Fazliu, zyrtari i Ministrisë së Punëve të Brendshme.

    Sipas burimeve të gazetës, ai është zyrtar në departamentin e vulave apostile në këtë ministri.

    Fazliu sipas prokurorisë, në cilësinë e zyrtarit të MPB-së, bashkë me një zyrtarë të MPJ-së, dyshohen se kanë keqpërdorë pozitën zyrtare dhe kanë marrë ryshfet, ashtu që pas zbatimit të masave të fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit të lëshuara nga prokurori i rastit, janë arrestuar.

    Siç njofton prokuroria tre nga të arrestuarit dyshohen se kanë kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Marrja e ryshfetit”. Kurse personi i katërt dyshohet se ka kryer veprën penale “Pranimi i ryshfetit në sektorin privat”.

    Ndaj tyre me aktvendim të prokurorit janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh./Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark