Drejtori sportiv i klubit belg, Antwerp, Marc Overmars një një prononcim ekskluziv për Insajderin, ka komentuar transferimin e Arbnor Mujës nga Drita në Antwerp.
Overmars me qetësi të thjeshtë dhe në stilin e drejtorit sportiv, tentoi disi të shmang përgjigjen rreth Mujës.
“Futbollist i mirë. Ne bëmë disa fotografi pas ndeshjes me të dhe presidentin Valon Murseli. Ne kemi miqësi të mirë me Dritën. Pyeteni presidentin Valon për transferimin e Mujës”, përfundoi përgjigjen e tij me buzëqeshje në fytyrë para se të hynte në autobusin e skuadrës së tij.
Drita dhe Antwerp kanë arritur marrëveshje për Mujën dhe kanë mbetur vetëm edhe disa detaje deri në finalizimin e transferimit.
Transferimin e Mujës në Antwerp e raportoi “GazetaOlle” pas përfundimit të ndeshjes së dytë, që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Muja në Dritë u transferua sezonin e kaluar nga Trepça ’89.
Overmars, 49-vjeçar, në Antwerp kaloi në pas problemeve me Ajax.
Mediet holandeze zbuluan skandalin e madh të tij, pasi ai akuzohet për ngacmim seksual të kolegëve të tij në klubin e Ajaxit.
Si futbollist ka një karrierë të bujshme me Arsenalin dhe Barcelonën.
Antwerp pas dy ndeshjeve të zhvilluara eliminoi Dritën nga Konferencë Ligë me rezultat 0:1 me golin e futbollistit shqiptar, Laurit Krasniqi.