×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ekskluzive | Nisin hetimet për Martin Berishajn, Insajderi sjell detajet

    Insajderi
    26 April 2022 - 12:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Skandali i 600 mijë eurove të Martin Berishajt ka marrë drejtim të ri. Në Kosovë, kur e deklaroi pasurinë,  ai i fshehu bizneset e tij. Për këtë tash po merret Agjencia Kudër Korrupsion. Drejtori i saj ka folur për Insajderin.

    Agjencia kundër Korrupsionit ka konfirmuar për Insajderin se kanë iniciuar procedurat për verifikimin e pasurisë së deklaruar të ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj i cili ishte top personazhi në mediat ne vend dhe ato sllovene lidhur me skandalin e madh financiar ku Berishaj pretendohet se ka përfituar 600 mijë euro nga firma GEN Beograd.

    Drejtori i Agjencisë kundër Korrupsionit, Yll Buleshkaj, ka thënë për Insajderin se Verifikimi administrativ (sipas nevojës edhe hetimi administrativ) që kryhet nga AKK bëhet në formë të pavarur.

     “Agjencia kundër Korrupsionit konfirmon që ka pranuar këtë informatë në fund të  javës së kaluar dhe e njejta do të trajtohet sipas ligjit dhe brenda afateve ligjore. Rrjedhimisht, AKK ka iniciuar procedurat për verifikim të pasurisë së deklaruar nga z. Berishaj” thuhet në përgjigjen e tij.

    Martin Berishaj, ambasador i Kosovës në Kroaci, ishte kryeprotagonist i aferës financiare të publikuar nga mediumi slloven Planet TV. Mediumi slloven argumentoj se Berishaj ka përfituar 600 mijë euro nga firma GEN Beograd.

    Insajderi kishte raportuar se ky zyrtar i lartë i shtetit nuk i ka deklaruar dy biznese që posedon në Agjencinë Kundër Korrupsion. Dy kompanitë e tij, “Myloja” dhe “Zaslon Kosova” figurojnë vetëm në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve, shkruan Gazeta Insajderi.

    Martin Berishaj si zyrtar i lartë shtetërorë, është i obliguar që të deklaroj bizneset edhe Agjencinë Kundër Korrupsionit.

    Formualari i delarimit të Martin Berishajt, nuk ka qenë publik në ëeb faqen e Agjencisë Kundër korrupsion, sikurse edhe formularët e zyrtarëve tjerë. Ajo u publikua pas presionit mediatik.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark