Insajderi
Lajme

Ekskluzive: PDK hyn në koalicion me VV-në në Fushë Kosovë, merr tri drejtori (Emrat)

Insajderi
08 January 2026 - 23:18
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ekskluzive: PDK hyn në koalicion me VV-në në Fushë Kosovë, merr tri drejtori (Emrat)
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Votimet e fundit shënuan një kthesë historike për këtë komunë. Valon Prebeza i LVV-së arriti të përmbysë dominimin shumëvjeçar të LDK-së, duke i dhënë fund epokës ku Fushë Kosova konsiderohej “pronë” e partisë së Lumir Abdixhikut. Për të siguruar stabilitetin e numrave në Kuvendin Komunal, Prebeza ka gjetur partnerin te PDK-ja.

Burime të Insajderit brenda komunës konfirmojnë se marrëveshja është zyrtarizuar dhe PDK-ja do të marrë drejtimin e tri dikastereve të rëndësishme në qeverisjen e Prebezës.

Emrat e përzgjedhur janë figura të njohura në skenën politike lokale: Mirsad Qyqalla, ish-asamblisti i PDK-së në mandatin e kaluar, do të udhëheqë Drejtorinë e Bujqësisë, Pranvera Merovci, i është besuar drejtimi i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik si dhe Artan Hajrullahu, do të jetë drejtori i ri i Drejtorisë së Gjeodezisë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark