×
  • Lajme
  • Analiza

    Ekskluzive: Prokuroria nis hetimet për ndërtimin 11 katësh të Fatmir Graincës

    Insajderi
    23 May 2023 - 16:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndërtimi 11 katësh i biznesmenit Fatmir Grainca është duke u hetuar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt.

    Prokuroria Themelore e Ferizajt ka nisur hetimet për ndërtimin 11 katësh të Fatmir Graincës, biznesmenit milioner nga Ferizaj, dhe pronarit të HIT Imerial.

    Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Ferizaj, lidhur me këtë rast është në fazën e grumbullimit të provave dhe informacioneve, për shkak të dyshimit të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Themelore të Ferizajt për Gazetën Insajderi.

    Gazeta Insajderi ka raportuar në vazhdimësi për ndërtimin që Grainca është duke e bërë midis plot shtëpive në rrugën “Gëzim Sahiti”, tek Lagjja e Re në Ferizaj.

    Pikërisht për këtë çështje, banorët e kësaj ane kanë protestuar disa herë në shenjë protestë për ndërtimin e lartë, që sipas tyre është duke u bërë në kundërshtim me ligjet dhe udhëzimet tjera të ndërtimit.

    Për rastin kishin reaguar edhe organizata joqeveritare “AVONET”.

    “AVONET, në vazhdimësi ka shprehur shqetësimin lidhur me vendimet e lejeve ndërtimore në Komunën e Ferizajt, e veçanërisht vendimin e lejes ndërtimore të datës 03.05.2023 në emrin e “HIT PETROLL” shpk, që sipas AVONET, ky vendim për leje ndërtimore me numër të vrojtimit të lejes 04-351/01-0022975/23 për parcelën kadastrale me numër 3342-1 ZK Ferizaj, që ndodhet në rrugën “Gëzim Sahiti” në Ferizaj me pronar: “HIT – Petroll” shpk Ferizaj me emrin e projektit: “Objekt i banimit me afarizëm me etazhitet B+P+8+PH, që sipas AVONET është në kundërshtim me Ligjin Nr.04/L-174 për Planifikimin Hapësinor, sepse janë ka dhënë kushtet ndërtimore me PZHK dhe me Ligjin e ndërtimit 04/L-110 neni 18, UA 06/2017″, thuhet në reagimin e AVONET, shkruan Gazeta Insajderi.

    Për nisjen e këtij ndërtimi një interpretim e ka dhënë edhe Ministria e Mjedisit “ku është theksuar se “Kushtet Ndërtimore nuk mund të lëshohen duke u bazuar në Planin Zhvillimor Komunal, sepse sipas nenit 15, paragrafi 1, të Ligjit Nr.04/L-174 për Planifikimin Hapësinor, Plani Zhvillimor Komunal është dokument orientues strategjik, i cili nuk përcakton rregulla, kushte dhe detaje tjera të nevojshme për ndërtim/zhvillim”.

    Lexo edhe:

    © Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark