×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    11 katshja e milionerit Fatmir Grainca i detyron banorët e Lagjes së Re të nisin protestën në tenda

    Insajderi
    16 May 2023 - 23:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Banorët e rrugës “Gëzim Sahiti” në Ferizaj që nga neser do të nisin protestën e tyre në tenda.

    Shkak i kësaj pakënaqesie del të jetëndertimi 11 katësh i biznesmenit Fatmir Graica i cili po bëhet në mes të shtepive në pjesen e njohur si Lagjja e Re, shkruan Gazeta Insajderi.

    Sipas banorëve i gjithë ndërtimi po bëhet kunderligjshëm.

    Për këtë çështje, ata së bashku me organizatën jo-qeveriatare AVONET kanë njoftuar se që nga nesër do të nisin të protestojnë para komunës së Agim Aliut, dhe para Prokurisë së Ferizajt.

    “Ju shkruajmë me këtë lajmerim për të ngritur një çështje të rëndësishme dhe të shqetësueshme për komunitetin tonë në lidhje me ngritjen e tendave para Komunës së Ferizajt, Prokurorisë Themelore të Ferizajt dhe Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj”, thuhet në njoftimin e përbashkët të AVONET-it me banorët e lagjes “Gëzim Sahiti”.

    “Komuna e Ferizajt jep kushte ndërtimore nëpërmjet PZHK dhe ligjit të ndërtimit, një gjë që është krejtësisht kundërthënëse me ligjin e planifikimit hapësinor dhe paraqet një akt të tmerrshëm kundër ligjor”, vijon më tej njoftimi. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark