×
  • Lajme
  • Analiza

    Ekskluzive, Qeveria nuk i qet pagat as për mësueset që janë në pushim të lehonisë

    Insajderi
    05 October 2022 - 11:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Parimi ‘pagë për punë’ vlen edhe për mësueset lehona, dhe mësimdhënësit tjerë që për arsye të ndryshme janë me pushime mjekësore.

    Gazeta Insajderi

    Një mësuese nga Ferizaj e cila ka lindur para dy javësh, nuk e ka marrë pagën që i takon si nënë lehonë, sipas Ligjit.

    Ajo ka zbuluar për Gazetën Insajderi se pavarësisht që nuk ka grevuar bashkë me kolegët e saj për shkak të shtatzënisë, ende nuk e ka marrë rrogën.

    Lexo edhe:

    Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka konfirmuar qëndrimin e ekzekutivit kundër ekzekutimit të pagave për mësimdhënësit grevistë.

    “Parimi ‘pagë për punë’ do të respektohet. Mësimdhënësit që kanë mbajtur mësim do të kompenzohen”, tha Kryeziu të martën, kur ka shpërndarë shkrimin e Arbërie Nagavcit, ministres së Arsimit, pikërisht për këtë çështje, shkruan Gazeta Insajderi.

    Por, pagat nuk kanë dalë as për mësuesit që për arsye të ndryshme janë në pushim, ndonëse ministrja e Arsimit ka njoftuar se pagat janë realizuar për ata që i kanë pasë të dhënat.

    “Ndonëse komunat janë përgjegjëse për organizimin e arsimit parauniversitar, janë punëdhënëse dhe e kanë obligim të raportojnë çdo muaj në Departamentin e Thesarit në Ministri të Financave, një gjë të tillë nuk e kanë bërë. Me kërkesë të ministrit të financave, Hekuran Murati, i kemi dërguar ato të dhëna që i kemi pasur të inspektorëve dhe zyrtarëve të MASHTI nga vizitat gjatë muajit shtator, në shkolla e çerdhe, me qëllim të realizimit të pagave për ta”, ka shkruar Arbërie Nagavci, transmeton Gazeta Insajderi.

    Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Rrahman Jasharaj, ka thënë dje se nëse nuk procedohen pagat deri me 5 tetor, mund të kthehen sërish në grevë.

    Ai tha se vendimin e Qeverisë për mosekzekutimin e pagave për mësimdhënësit grevistë e cilësojnë si dëshirë të kësaj të fundit për vazhdimin e grevave dhe konflikteve.

    E para e ministrisë, Nagavci, ka bërë të ditur se tashmë ministria që ajo drejton ka marrë vendim për kompensimin e orëve mësimore të humbura gjatë grevës së SBASHK-ut.

    Në kuadër të këtij vendimi, MASHTI i ka bërë edhe një propozim Ministrisë së Financave lidhur me çështjen e pagave për mësimdhënësit.

    Sipas propozimit të saj, se në rast se punëtorët e arsimit do të respektojnë vendimin e ri për kalendarin e vitit shkollor 2022-2023, Ministria e Financave do të shqyrtojë mundësinë e pagesës në avans.

    Por, nga SBASHK gjatë ditës së djeshme kanë thënë janë kundër kompensimit të orëve të humbura.

    Ata kanë thënë se ky vendim është kundër kontratës kolektive.

    Ndryshe, nga numri i përgjithshëm i anëtarëve të SBASHK-ut, që është 25 mijë e 118 anëtarë nga ta 314 janë në pushime të lindjes apo pushime pa pagesë.

    Lexo edhe:

    © Gazeta Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark