×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ekskluzive: Reperi Azet gjobitet nga shteti i Kosovës, i gjenden mbi 18 mijë euro në çantë

    Insajderi
    23 August 2022 - 17:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    “Gjujna me pare, na gjujna me pare. Veç një fjalë e ta blej krejt mahallën”, ky është një prej refreneve me të famshme të reperit. Por, pasuria e tij që pretendon se vlen për blerjen e një komplet një lagjeje është dëmtuar dje nga Doganat e Kosovës. I është shqiptuar një gjobë në vlerë prej afro 5 mijë euro apo më saktësisht 4 mijë e 562 euro.

    Gazeta Insajderi ka zbuluar se Azetit i janë ndaluar 18 mijë e 250 euro në pikën kufitare në Vërmicë, të hënën e 22 gushtit.

    Personat që ndodheshin në veturë kanë deklaruar se nuk kanë asgjë, por pas kontrolleve të realizuar janë gjetur parat e pa deklaruar, plotë 18 mijë e 250 euro.

    “Pala përgjegjëse është gjobitur me 25% të vlerës totale, konform nenit 33.5 te KDAK-es”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.

    “I ka të ndalume krejt paret” i kanë thënë Insajderit burime të sigurta.

    Vetura me të cilën po barteshin parat ishte me targa të Kosovës.

    “Gjatë kontrolleve rutinore oficerët doganore kanë selektuar për kontroll një automjet me targa të Republikës së Kosovës. Pas ndalimit të automjetit vozitësi dhe pasagjerët kanë deklaruar se nuk posedojnë asgjë. Automjeti është dërguar në vijën e dytë të kontrollit nën asistimin e policisë ku pas ekzaminimit fizik tek njëri nga pasagjerët në trup (saktësisht në çantën e krahut) janë gjetur 18250.00 euro të padeklaruara”, thuhet në njoftimin e Doganës përcjell Insajderi.

    Ndërkohë që pjesa tjetër e të hollave është ndaluar deri në përfundimin e procedurave hetimore.

    Gazeta Insajderi ka provuar të marrë një përgjigje edhe nga menaxheri i këngëtarit, Granit Musa i njohur si Azet, Jetmir Agaj por i njëjtit deri tani nuk ka qenë i çasshëm.

    Insajderi do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin…

    /GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark