×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza

    Ekskluzive: Rrahja e një qytetari në stacion policor, audioincizimi zbulon brutalitetin e dy policëve

    Insajderi
    19 October 2020 - 20:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Polici i mirë. Polici i keq. Sigurisht ju kujtohen filmat me këto dy personazhe policësh, teksa tentojnë të nxjerrin diçka nga të dyshuarit. Zakonisht kjo lojë luhet për ndonjë të vërtetë të madhe, por dy policë kosovar kanë luajtur këtë lojë me një të ri duke e fyer e goditur me shuplaka deri sa ai bie në tokë, vetëm pse ai kërkonte avokat. Krejt kjo për një cigare të përzier me kanabis.

    Vullnet Krasniqi

    Audio incizimi i siguruar nga Insajderi sjellë ngjarjen tmerruese

    “Harroje avokatin – veç nëse ki pare”. “A e din që të tranoj shuplaka bre k***ci i zanave”. Këto janë dy nga shumë shprehjet e dy policëve të Kosovës ndaj një të riu, vetëm pse ai kërkon avokat. Përpos që ia mohojnë të drejtën për avokat të shtetit, dhe e kushtëzojnë një të tillë vetëm nëse ai jep para, policët e stacionit në Prishtinë, e godasin me shuplaka të riun të cilin e kishin zën mat me një “joint” apo cigare e mbushur me kanabis.

    Insajderi TV ka siguruar disa audio incizime ku dy Policë keqtrajtojnë një të ri, vetëm pse ai kërkon një avokat të siguruar nga shteti, një e drejtë kjo e garantuar për secilin qytetar. Në incizimin 7 minutësh, ju sjellim procesin e intervistimit të të riut i cili ka dashur të mbesë anonim.

    Incizimi ka ndodhur me 27 prill të vitit 2018, kur gjatë një patrullimi, Policia kishte ndaluar atë, duke ia zënë në posedim një sasi të vogël të marihuanës, e mbështjellur si cigare. Që prej atij intervistimi, ai nuk është kontaktuar asnjëherë nga Policia as për rastin e tij e as për ngjarjen që ka ndodhur.

    “Ngjarja ka ndodhur tek Stacioni afër Ambasadës se Zvicvres afër parkut. Policët me i taku i njoh, me emra jo, edhe pse e kam kërkuar, por emrat smi japin. Edhe me rasin nuk jam marrë më, e më duket edhe Policia e kanë neglizhu sepse ska asnjë kontakt.”, ka thënë ai për Insajderin.

    Në vazhdim keni audiobisedën e transkriptuar.

    Polici 1: Hajt veç një pallomë qe spriton birma, vec njo merre aty

    Qytetari: Falemnderit

    Polici 1: A ki naj rast në gjykatë që është zhvillu ndaj teje?

    Qytetari: U kan një rast për qat rrahjen por janë pajtu ashtu, edhe u kry.

    Polici: Në gjykatë dmth a ka përfundu apo ska përfundu:

    • Dikush e sjellë pallomën

    V; Falemnderit shumë.

    Polici 1: Po t’kallxoj paraprakisht, arsyen pse je qety pe din veç..

    Qytetari: Po, mbajtja..

    Polici 1: Të drejtat tua…që janë të drejtat tua, ki me u intervistu në cilësinë e të dyshuarit, që tu kanë gjetë qeto far këto narkotike. Edhe, ki të drejt mos me dhon deklaratë, me u mbrojt në heshtje nëse don, është e drejtë e jotja. Ki të drejtë përkthyes, për mbrojtje, por për mbrojtje nuk të vyn gja, as përkthyesi svyn se po merrem vesh…

    Qytetari: Kisha pas qef me jap deklaratën nesër, nëse bon?

    Polici 1: Mmm?

    Qytetari: Me jap deklaratën nesër se kam me shku në punë, jam ditë të punës

    Polici 2: Ky, sa vjet i ka ky?

    Polici 1: 19.

    Polici 2: Ku banon ti?

    Qytetari: Fushë Kosovë.

    P2: A ki ti ksi nshpi ma, me shku me gjet na?

    Qytetari: Jo

    P2: Hiq, hiq hiq

    Qytetari: Jo

    P2: Me kon banon

    Qytetari: Me familje?

    P2: Na me shku me bo nje kontroll atje, e mos me t’i shqetesu familjen ma mirë osht me than po e pi e përdori për veti, e kam një qesi droge qaty te kryte ner jastak,

    Qytetari: Po e përdori e pranova, por vec qëta e kam që e kryva në park.

    P2: Dmth ski te shpia?

    Qytetari: Jo

    P2: A ka fmi të vogël në shpi?

    Qytetari: Jo, po është një ma e vogël 4 vjet, motra.

    P2: A e kreve deklaratën?

    P1: Po qe, se tha spo don me u deklaru, e kryn nesër.

    P2: Pse ashtu? (i drejtohet qytetarit)

    Qytetari: Se kam me shku deri në punë?

    P2: Ja ska mundësi. Ta kryna na ktu edhe mund ndodh nuk shkon në punë hiq sot, a din?

    Qytetari: Po veç sa më that që ka mundësi, se më vynë me shku në punë gjithqysh.

    P2: O ti djalë, a je ka na kupton neve. Mund ndodh që nuk shkon hiq në punë, se nashta thotë prokurori me të qu ty në mbajtje.

    Qytetari: Po ju kuptoj edhe unë juve, por ma jepet mundësinë?

    P2: Kush ta jepi mundësinë?

    Qytetari: Kolega.

    P2: Cili kolegë?

    P1: Mos mu deklaru. Mbrojtja në heshtje.

    P2: Nëse don mos mu deklaru ajo po, a për mos me jep deklaratë hiq, nuk mundesh.

    Qytetari: Jo deklaratë nesër…

    P2: 10 rreshta i ki ktu, qeto pyetje, ku e ke marrë, prej kujna e ke ble, me fol me dikon, nëse t’liron ai të lshojna, nëse jo dalim. Kqyre numrin e rastit. A i ki format tjera krejt?

    • Policët flasin mes vete…

    Qytetari: A muna me kontaktu mbrojtjen se kam qef me pas, mbrojtjen?

    Polici 2: Mmm?

    Qytetari: Mbrojtjen, avokatin.

    P2: Avokatin, po more. Kan e ki avokat. A ki avokat tanin?

    Qytetari: Jo.

    P2: A po don me ta thirr njo t’shtetit kshtu?

    Qytetari: Po.

    P2: A spe nin vetën mirë, a çka?

    Qytetari: Po e lypi,

    P2: Po çka po të duhet.

    Qytetari: Po po du me pas, kur du me jap deklaratë kam qef me pas një avokat.

    P2: Po ani de kallxona..

    Qytetari: ..se unë nuk kam njohuri për rregullat

    P1 dhe P2: Po ani de kallxona ti cilin, na ta thirrim.

    Qytetari: Okej, avokatin e popullit, të shtetit që e ofroni ju pa pare.

    P2: Ja, pa pare ska.

    P1: Jaaa nuk vjen avokati.

    P2: Ja harroje avokatin, për qet sasi të vogël nuk vjen. Nëse bon marrëveshje ti me to, e e pagun ti po, a per qesi?

    P1: Nëse ki avokat tanin, na ta thirrum.

    P2: A je kan në Polici najher?

    Qytetari: Jo

    P1: Hiq kurr asnihere a?

    Qytetari: Nejse jam kon njëher:

    P2: Për çka?

    Qytetari: Për një rrahje masive në Pejë. Edhe mu ka siguru avokati. Pa pagesë.

    P1: Ajo o tjetër. Për qeto nuk vjen.

    Qytetari: Okej, atëherë unë nuk kisha jep dëshmi pa avokat. E drejta jemja osht mos gabofsha.

    P1: Po, asht e drejtë e jotja.

    Qytetari: Kisha pas qef me pas një avokat. Tash, pa pagesë, se nuk kam qysh me pagu.

    P2: Nxirri qato sene prej qantës që i ki, qiti krejt n’tokë hajt. Krejt komplet. Edhe prej gjepave edhe krejt.

    • Qytetari nxjerrë nga qanta të gjitha që i ka

    Qytetari: A kish pas mundësi mas pari me pas avokatin?

    P2: Nxirri prej qantës, mas pari o ti djal

    • Polici e godet me shuplakë

    P2: Nxirri prej qantës senet se po të tranoj shuplaka bre karuci i zanave, ti po mkallxon mu

    Qytetari: Hej qysh më goditi more

    • Polici 2 vazhdon ta godas me shuplaka

    P2: Qiti more senet n’tokë o majmum.

    • E godet sërish.
    • E godet sërish me shuplakë

    P2: A e din ku je?A e din ku je?

    • Vazhdon ta godas

    Qytetari: Mos mjep goditje ju lutna,

    Polici1 : Qyre mu, ngom.

    Polici 2: Kqyrem nsy kur tfoli

    Polici 1: Lema mu.

    Polici 2: Kush kari po tdoket që je? Kush kari po doket që je?

    Qytetari: Unë jam njeri, jam civil

    • Polici2 e godet sërish

    Polici 1: Lema mu…

    Qytetari: I kam të drejtat e mia…

    Polici 1: Hej o ti djal, ngom

    Qytetari: Jo tlutna veç le të qetsohet, a bon do ujë le të pi se shuplaka nuk janë në rregull

    Polici 1: Qetësohu se nuk ki nevojë me u shqetësu, se nuk u bo nami.

    • Qytetari tenton të qetësohet përmes frymëmarrjes ndërsa policët flasin dicka

    Polici 2: Nuk u bo nami që e ki një joint, mos u mundo me u paraqit ma papë se papa a je ka kupton se na kena punë ktu me 1 mijë njerëz brenda ditës si ti. Neve na dhimen djem që përdorin narkotik. Qëllimi jonë është me u hjek prej asaj rruge. A je ka kupton? A je ka kupton? Edhe nuk ki nevojë fort me filozofu, me na qit neve kushte e stila, se na jena qetu qe 20 vjet polic. A je ka kupton?

    Qytetari: Po më vyn do ujë?

    Polici 2: Ngom, që don me u qu

    • Qytetari qohet nga dyshemeja ndërsa policët bisedojnë diçka mes vete.
    • Pas një kohe, të njejtit policë ndryshojnë krejtësisht mënyrën e komunikimit, fillimisht duke tentuar që të arsyetojnë dhunën ndaj tij, dhe duke i ndryshuar te drejtat e tij për të pasur avokat.

    Polici 1: Veç edhe ti folshe palidhje vlla. Jo mu qu, unë kam drejt, unë skam drejt se na e dijna cka ki të drejt edhe deri ku ki të drejt. Ti edhe mundesh me thon spo du avokat, krejt qeto janë tmijat, qeto 10 killa, tmijat spo du avokat, na nuk e lajm. Avokatin ta thirrum, a ki pare me pagu jo? Shteti ta qon njo, e kryjna punën tonë, ama jo me pas diçka tkeqe ndaj nesh. A je ka kupton?

    Qytetari: Falemnderit shumë.

    Polici 1: Nëse vjen të hanën ose të marten mujna me të prit, përndryshe nëse e përcjellim duhet me shku atje krejt..

    • Nuk kuptohet.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    26 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark