×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Ekskluzive: Sot ngritët aktakuzë ndaj ish-drejtorit të Urbanizmit në Pejë nga radhët e PDK-së

    Insajderi
    24 February 2023 - 10:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Pejë do të ngritë sot aktakuzë ndaj dhjetëra zyrtarëve komunal të Pejës. Aktakuza ka të bëjë me ndërtimet pa leje në zonën urbane.

    Gazeta Insajderi merr vesh se njëri prej të akuzuarve pritet të jetë ish-drejtori i Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit në Komunën e Pejës, nga radhët e PDK-së, Rajan Arapi.

    Arapi po dyshohet se në cilësinë e drejtori ka dhënë leje për ndërtim në mënyrë të kundërligjshme.

    “Janë grupi i PDK-së që kanë bë ndërtime pa leje”, i tha ky burim Insajderit.

    Sipas po këtij burimi, personat e akuzuar janë kryesisht drejtorë të drejtorive komunale në këtë komunë.

    Shkodran Nikçi, zyrtari në Prokurorinë Themelore në Pejë tha për Insajderin se përmes një konference për media do të shpalosin detajet rreth aktakuzës.

    “Për të shpalosur detaje nga rasti Prokuroria Themelore në Pejë ka ftuar mediet në një konferencë për ditën e nesërme, me 24 shkurt, në ora 12:15 në objektin e Prokurorisë Themelore të Pejës”, tha Nikçi.

    /GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark