×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    EKSKLUZIVE/ Mori puthje live nga tifozi i Feyenoord, gazetarja shqiptare tregon se si u ndje  

    Insajderi
    25 May 2022 - 16:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Përveç incidenteve dhe sjelljeve deri në huliganizëm të tifozëve, ditën e djeshme në kryeqytetin shqiptar pati edhe momente nga ato të këndshmet.

    Një i tillë, i ndodhi edhe gazetares shqiptare, Glidona Dacit. Teksa po raportonte drejtpërdrejt në lidhje me atmosferën në rrugët e kryeqytetit para finales së Conference League në mes të Romës dhe Feyenoordit, gazetarja e TV Klan ndeshi një tifoz të skuadrës holandeze i cili e puthi në faqe.

    Ky moment siç duket për Glidonën paska qenë deri diku i sikletshëm.

    E kontaktuar nga Insajderi, ajo ka treguar në detaje lidhur me momentin e shumëpërfolur në media.  

    Insajderi: Sa ka qenë i sikletshëm ky moment për ju?

    “Momenti  i djeshëm dhe tërë raportimi në përgjithësi ishte i sikletshëm, nisur nga fakti që unë jam gazetare e kronikës së zezë, pra mbuloj çështjet e drejtësisë dhe raportimi nën entuziazmin e tifozërisë padiskutim që të jep një emocion ndryshe”

    “Nuk e prisja që tifozi do më puthte në faqe por mendova se do të bëj foto, duke qenë se kisha bërë shumë foto me tifozët. Padiskutim që u ndjeva në siklet por u përpoqa që ta kalojë më sportivitet” – tha gazetarja Daci, për Insajderin.

    Daci shtoi se për t’i tejkaluar më lehtë komentet negative e kanë ndihmuar kolegët e saj, gazetarë.

    “Duke e njohur natyrën time si shumë serioze, përsa i përket raportimeve dhe për shkak të çështjeve që kanë të bëjnë më krimin e organizuar më mbështën duke më kërkuar që të isha e qetë dhe të mos ndikohesha nga komenetet negative dhe ta merrja çdo gjë me sportivitet në mënyrë që ta kaloja me sa më pak ndikim emocional” – përfundoi ajo.

    Ndryshe, për shkak të sigurisë, ndeshja që fillon në ora 21:00 në stadiumin “Air Albania”, do të jetë e mbikëqyrur në masa të rrepta nga Policia Shqiptare, por që aty do të jenë edhe disa zyrtarë policorë nga Kosova.

    /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark