Duke pasur parasysh se gjithçka ka ndryshuar në muajt e fundit, mund të duket e vështirë të mbash mend kur një udhëtim deri në dyqanin ushqimor nuk është ndjerë si të shkosh në betejë.
Pasiqë asnjëherë nuk dihet saktë se kur një person është i infektuar dhe kur jo, sipas ekspertëve gjëja më e mirë është që të shpenzoni një orë për të dezinfektuar çdo gjë që bleni në dyqane, transmeton Gazeta Shneta.
A duhet t’i pastroni rrobat në 60 gradë në mënyrë që ta shkatërroni virusin, ja se çfarë sugjerojnë ekspertët
Sipas CDC, virusi mbijeton në sipërfaqe deri në tre ditë. Duket se mbijeton më gjatë në materiale si plastika dhe çeliku, ndërsa edhe më gjatë se një ditë në karton.
Sipas ekspertëve, gjërat që keni blerë vendosni në një anë të tavolinës, gjërat që janë të paketuara dy herë largoni paketimin e jashtëm dhe hudheni në mbeturina kurse për pjesen tjetër që duhet të dezinfektoni sepse kanë vetëm një paketim, merreni një leckë lyeni me alkool dhe pastroni të gjitha gjërat që keni blerë. Në fund, pastroni tavolinën dhe mos harroni të pastroni duart për 20 sekonda.
Të gjithë ekspertët ranë dakord se rreziqet më të mëdha me të cilat përballemi vijnë thjeshtë nga dyqani, ku të tjerët që mund të infektohen me virus janë në afërsi.
Por, gjithashtu zgjedhni dyqanin ku do të furnizoheni dhe vishni doreza dhe maskë.