×
  • Lajme
  • Lajme

    Eksperti amerikan i demarkacionit: Demarkacioni është në rregull

    Insajderi
    30 March 2016 - 18:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Eksperti amerikan i demarkacionit Fletcher Burton, i ftuar për të vlerësuar vijën kufitare me Malin e Zi ka thënë se vija kufitare me Malin e zi është në rregull dhe nuk e dëmton integritetin territorial të Kosovës.

    “Demarkacioni me malin e zi është në rregull dhe si rrjedhojë nuk dëmtohet integriteti territorial i Kosovës”, tha Burton në një konferencë për medie të organizuar nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjgaga.

    Ai u shpreh i bindur se procesi i demarkacionit kishte një “bazë shumë të fortë ligjore”.

    “Procesi kishte një bazë shumë të fortë ligjore. Kemi gjetur se nga aspekti ligjor procesi dhe puna e Komisionit kosovar Shtetëror për Shënimin e Kufirit me Malin e Zi ka pasur legjitimitet” ka thënë Burton.

    Ndërsa Atifete Jahjaga u kërkoi partive politike në Kosovë që ta marrin parasysh vlerësimin e bërë nga ekspertët ndërkombëtar. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark