×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Eksperti i sigurisë pretendon që babai i Dejona Mihalit është grek: Kjo paraqet rrezik per sigurinë nacionale

    Insajderi
    09 August 2023 - 19:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një nga personat më të pushtetshëm brenda Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihajli, pretendohet se është vajza e një nënshtetasi shqiptar me kombësi greke. Sipas të dhënave të Regjistrit të Gjendjes Civile në Shqipëri, tregojnë se Aleksandër Mihali, babai i Dejona Mihalit, është i deklaruar me kombësi greke, shkruan Insajderi.

    Ndërsa nëna e Dejona Mihalit quhet Lindita Mihali e cila është e deklaruar me kombësi shqiptare. Njëjtë është deklaruar edhe Dejona Mihali, me kombësi shqiptare, tregojnë të dhënat pranë Regjistrit të Gjendjes Civile në Shqipëri.

    Lidhur me nënshtetësinë e Dejona Mihalit, ka folur Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, për Insajderin. Elezi tha se Dejona Mihali ka prejardhje greke, dhe arsyeja pse ajo ka nënshtetësi shqiptare është për t’iu shmangur presionit kombëtar shqiptar, pasi e njëjta është greke.

    Dejona Mihajli është me kombësi greke, dhe e njëjta dyshohet se ka edhe shtetësi greke si dhe shtetësi te Shqipërisë, poashtu mendohet se Dejona Mihajli ka arritur te marrë edhe nënshtetesinë e Republikës se Kosovës. Nje fakt interesant ne ketë çeshtje është se ligji i Greqisë, për shtetasin thotë se çdo qytetar, ka për obligim qe te ushtroj aktivitet kombëtar ne vendet ku ajo apo ai vepron ne te kundërten i tërhiqet shtetësia, nëse i njëjti nuk ushtron aktivitete kombëtare, është një ligj i cili vlen vetëm për Greqinë, i cili kërcenon qytetaret e saj për aktivitete jashtë saj. Nëse Dejona ka prejardhje greke, familja e saj, vijnë nga nje fshat buze kufirit me Greqinë, por qe janë brenda territorit shqiptar, por qe ne fakt janë komunitet grek dhe po ashtu janë te regjistruar me kombësi greke. Ne dokumentet zyrtare, Dejona Mihajli thuhet se e njëjta është me kombësi shqiptare dhe ketë e ka bere për t’iu shmangur presionit kombëtar shqiptar se e njëjta është greke, dhe ne dokumentet e nenës se saj, shkruan se janë me kombësi shqiptare por ne dokumentet e babait te saj, iu shkruan se janë me kombësi greke”, u shpreh Elezi.

    Tutje ai tha se fakti që Dejona Mihali ka prejardhje greke, dhe pozita e saj si njeriu kryesor në Lëvizjen Vetëvendosje, nënkupton se marrëdhëniet dhe ndikimi i Greqisë dhe strukturave të saja të sigurisë është i madh në Kosovë.

    “Fakti qe një grua qe mund te themi se është njeriu kryesor në LVV apo njeriu me ndikimin me të madh dhe njeriu i cili organizon te gjitha aktivitetet operacionale të VV dhe ka kombësi greke, nënkupton se marrëdhëniet apo ndikimi i Greqisë dhe strukturave te saja të sigurisë është i madh në Kosove”, deklaroi Mihali.

    Madje Elezi shtoi se kusherira e Dejona Mihalit, Anxhelika Mihali, është bashkëshortja e një zyrtari të larte të intelegjenc greke.

    “Kushërirat e Dejona Mihajlit, Anxhelika Mihajli, është bashkëshortja e një zyrtari të lartë të inteligjencës greke dhe gjithashtu ka një pozite të fuqishme në institucionet e sigurisë që veprojnë edhe në Republikën e Kosovës”.

    Eksperti i Sigurisë, Bedri Elezi, tha për Insajderin se sipas diskutimeve publike që janë bërë për Dejona Mihalin, ka një përqarje mes asaj dhe Kryeministrit Kurti, i cili tha se sipas informacioneve që kanë marrë, Kurti është i shqetësuar pse Dejona nuk i ka treguar për prejardhjen greke.

    “Se fundmi referua këtyre diskutimeve publike qe janë bere për Dejona Mihalin, ka një qarje serioze, ndoshta jo serioze por ka një qarje ne mes Dejona Mihalit dhe kryeministrit Kurti, i cili sipas diskutimeve apo informacioneve qe kemi marre qe ka pas diskutim mes tij dhe disa personave prezent, është i shqetësuar sepse Dejona nuk i kishte treguar pse familja e saj ka prejardhje greke, dhe po ashtu dyshohet se e njëjta ne deklarimet e saj nuk e ka treguar identitetin e saj kombëtar”, theksoi Elezi për Insajderin.

    Gazeta Insajderi ka tentuar të kontaktojë me Dejona Mihalin, por e njëjta nuk i është përgjigjur thirrjes së redaksisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark