×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Eksperti i ujërave flet për vërshimet në Pejë: Po ndërtojmë gabimisht

    Insajderi
    26 June 2023 - 19:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Eksperti i ujërave, Avdullah Nishori, duke folur për vërshimet e së shtunës që ndodhën në komunën e Pejës, ka thënë se po ndërtohet gabimisht, pa pasur një plan konkret.

    Ai ka shtuar se kur ndërtohet një kanal apo një urë, duhet të merret për bazë shiu më i madh që ka rënë në 50 deri në 100 vjetët e fundit.

    “Po ndërtojmë gabimisht, pa plan, pa dizajnim konkret. Ky pellg lumor i ujërave duhet të llogaritet nëse dëshirojmë ta dimensionojmë drejt dhe mirë një kanal, një rrjedhë, një urë, një gyp, duhet ta marrim parasysh shiun më të madhin në 50 apo 100 vjetët e fundit dhe nga ajo hidrologji, kalkulojmë se sa duhet të jetë dimensioni i atij kanali, përndryshe nuk do ta kapërdijë një ditë”, ka thënë Nishori.

    Tutje, ai ka theksuar se mjafton një rrebesh një ditë për 15-20 minuta dhe pastaj gjithçka del jashtë kontrollit.

    Kujtojmë se të shtunën, një fëmijë 5-vjeçar humbi jetën së bashku me nënën e tij 26-vjeçare si pasojë e vërshimeve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark