Është një ndër somelierët e parë kosovar, Fidaim Rashiti, tregon se kultura e verës në vendin tonë ka ndryshuar shumë.
Së fundmi, ai ishte i ftuar në emisionin “Sui Generis” ku rrëfeu për jetën e tij në rrugëtimin e somelierit.
Edhe pse tradita kosovare në prodhim dhe degustimin e verërave nuk e ka ndihmuar shumë, ai ka arritur të bëhet shijuesi më i mire falë punës së tij, studimeve të vazhdueshme dhe talentit në përzgjedhjen e verërave në një prej restonateve më të njohur në Gjenevë.
Përvoja e tij shumë vjeçare ka bërë që të shoh dallimin e kultures së verës në vendin tonë.
“Ne shqiptarët jemi popull që evolojmë shpejt dhe mësohemi menjeherë me gjëra të reja, në fillim ka qenë shumë e vështirë të prezantoj një culture të re që për neve ka qenë thuajse e panjohur dhe si e tillë në fillim është prit jo mirë. Me kalimin e kohës kjo culture ka ndryshuar shumë dhe secili prej pasionantëve të verave mund të bëhet edhe një degustues shumë i mirë”, është shprehur Rashiti.