Insajderi
Zgjedhjet 2026

Ekspertja e drejtësisë me 20 vjet përvojë si avokate në Britani të Madhe tregon çfarë do të bëjë nëse zgjidhet deputete

Insajderi
06 June 2026 - 16:36
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ekspertja e drejtësisë me 20 vjet përvojë si avokate në Britani të Madhe tregon çfarë do të bëjë nëse zgjidhet deputete
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputete në Kuvendin e Kosovës, Brikena Muharremi, është avokate me përvojë 20-vjeçare në Britaninë e Madhe.

E renditur e 32-ta në listën e LDK-së, ajo është gjithashtu përfaqësuese e diasporës shqiptare nga ky shtet në Këshillin Koordinues të Qeverisë së Shqipërisë.

“Vij me një përvojë 20-vjeçare në fushën e drejtësisë në Britaninë e Madhe. Atje jam avokatja e parë shqiptare. Jam në Këshillin Koordinues të Diasporës, i cili është organ koordinues i Republikës së Shqipërisë dhe përfaqëson interesat e shqiptarëve në diasporë. Unë jam përfaqësuese nga Britania e Madhe”, ka thënë ajo.

Tutje, ekspertja e drejtësisë ka treguar edhe një ndër synimet e saj që do t’i jetësojë nëse arrin të bëhet deputete në Kuvendin e Kosovës.

“Me komunitetin e diasporës merrem prej një kohe shumë të gjatë dhe dua që këtë përvojë që e kam ta vazhdoj në nivel të Kuvendit. Dua të jem zë i popullit të Kosovës. Kosovës i duhet zhvillim ekonomik, por që kjo të ndodhë duhet që sistemi i drejtësisë të jetë i fortë. Nëse zgjidhem deputete, do të punoj që sundimi i ligjit dhe sistemi i drejtësisë të forcohen, në mënyrë që të ketë një fuqizim të shtetit. Kur pushtetet janë të ndara dhe sistemi i drejtësisë funksionon mirë, është i pavarur nga politika dhe ndikimet e tjera, atëherë arrihen edhe gjërat e tjera që duam t’i shtyjmë përpara”, ka thënë ajo.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark