Kur bëhet fjalë për atë që po vendosni në trupin tuaj, sa më e pastër aq më mirë apo jo? Por, në rastin e disa ushqimeve, larja e tyre praktikisht nuk bën asgjë. Dhe, për disa të tjerë, larja mund të bëjë më shumë dëme se sa keni menduar.
Të dyja këto më sipër ndodhin në rastin e gatimit të vezëve. Natyrisht larja e vezës bëhet vetëm në pjesën e jashtme dhe disa kuzhinier e bëjnë këtë gjë përpara gatimit.
Sipas “USDA”, ekzistojnë rregullore të restoranteve që kërkojnë larjen e të gjitha vezëve të prodhuara në mënyrë artificiale. Procesi heq një shtresë mbrojtëse natyrale nga sipërfaqja e vezës.
Sapo veza të jetë larë, një substancë me vaj mineral ushqimor aplikohet në sipërfaqen e vezës. Kjo substancë ndalon çdo baktere nga depërtimi tek vezët. Por nutricionistët thonë se larjen e vezëve nuk është e nevojshme pasi dhe pas saj bakteret mund të mos jenë zhdukur.
“Nëse ju lani një vezë para se ta gatuani, uji mund të futni bakteret brenda saj”, paralajmëron Amy Leigh Mercree, eksperte e shëndetit dhe autore e 10 librave më të shitur të kuzhinës përfshirë Librin “Mood Book”.
Ajo thotë se kjo është veçanërisht e vërtetë nëse përdorni ujë të ftohtë ose ujë të rrjedhshëm. Mercree pranon se, po, ka potencial që bakteret të formohen në sipërfaqen e vezës tuaj, por duke e larë atë, ju i bëni gjërat edhe më keq. Paraqitet një rrezik shumë i madh për të ndotur pjesën e vezës që do të hani.