×
  • Showbiz
  • Show / Fashion

    Albian Kryeziu nga Rahoveci fitues i vendit të dytë në Festivalin Botëror të Parukerisë dhe Bukurisë

    Insajderi
    24 October 2023 - 23:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në Festivalin botëror “GFP – World Championship”, që u mbajt këto ditë në Napoli (Itali), floktari i ri nga Rahoveci, Albian Kryeziu, nga dhjetëra garues berberë u shpërblye me vendin e dytë si përfaqësues i Kosovës në kategorinë “Razor fade”.

    “Është kënaqësi e veçantë të fitoj çmimin në këtë event të rëndësishëm. Ky lloj aktiviteti është unik nadaj edhe kam pranuar të marr pjesë në këtë garë. Pse jo, Kosova meriton të renditet edhe në rekorde të reja”, tha Kryeziu për Insajderin.

    Gara është mbajtur më 22 tetor të këtij viti.

    Me shumë sukses, kryeziu ka marrë pjesë në gara; dy herë në Shqipëri fitoi vendin e parë dhe të dytë, ndërsa në Turqi fitoi vendin e parë duke përfaqësuar shtetin e Kosovës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark