Insajderi
Lajme

Eksporti i mallrave shënon rënie

Insajderi
27 May 2016 - 15:17
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Agjencia e Statistika te Kosovës ka publikuar te dhënat për eksportin dhe importin e mallrave për muajin Prill te vitit 2016.

Sipas këtyre të dhënave tregohet për një deficit tregtar më të lartë prej 227,6 milionë eurosh, ose për 16.1% në muajin prill 2016, krahasuar me deficitin prej 196,1 milionë Euro e periudhës së njëjtë të vitit 2015. Eksporti mbulon importin me 9.2%.

Sipas komunikatës dërguar nga ASK, eksporti i mallrave në muajin prill 2016 kishte vlerën 23,0 milionë Euro, ndërsa importi 250,7 milionë Euro, ku është një rënie prej 16.9%për eksport krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2015.

Në anën tjetër, sipas ASK-së, ka rritje të importit me 12 për qind krahasuar me periudhën e njejtë të vitit të kaluar.

Artikujt me te eksportuar kane qene metalet baze ku e përbejnë rreth 34.3 %,  10 % ushqimet, pijet dhe duhani, 3.5 % artikujt bimore, e të tjera.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark