Insajderi
Kulturë

Ekspozita e Fadil Berishës hapet më 4 korrik në kuadër të Rame Lahaj International Opera Festival

Insajderi
03 July 2026 - 16:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ekspozita e Fadil Berishës hapet më 4 korrik në kuadër të Rame Lahaj International Opera Festival
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Fondacioni Rame Lahaj Foundation ka njoftuar se më 4 korrik do të hapet ekspozita “Before Beauty / After Beauty” e fotografit të njohur Fadil Berisha, në kuadër të Rame Lahaj International Opera Festival.

Aktiviteti do të mbahet në Art Gallery Marigona Hill, duke filluar nga ora 19:30. Mbrëmja do të nisë me një performancë të grupit legjendar Minatori në Love Stairs, ndërsa më pas do të bëhet hapja zyrtare e ekspozitës së Berishës.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për vizitorët deri në fund të muajit dhe do të mund të vizitohet nga e hëna deri të shtunën, në intervalin kohor 15:00–20:00.

Hyrja do të jetë pa pagesë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark