Insajderi
Biznes

Ekspozohen fjalëkalimet e miliona përdoruesve në Instagram

Insajderi
19 April 2019 - 11:54
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Instagram duket se po përfshihet në të njëjtin skandal si Facebook. Thuhet se fjalëkalimet e miliona përdoruesve janë ekspozuar në serverët e tyre.

Në një postim, Facebook njoftoi se fjalëkalimet ishin në një tekst të thjeshtë dhe ishte i lexueshëm nga më shumë se 20 mijë punonjës të kompanisë.Facebook zbuloi këtë problem sigurie në një përditësim të një postimi të 21 marsit ku dolën fjalëkalimet e më shumë se 600 milionë përdoruesve të Facebook, Facebook Lite dhe Instagram të kombinuara të ruajtura në tekst të thjeshtë, përcjell Ora.

“Pas publikimit të këtij posti, ne kemi zbuluar se janë publikuar shkrime shtesë të fjalëkalimeve të Instagram që ruhen në një format të lexueshëm,” shkroi Pedro Canahuati, zëvendëspresident i inxhinierisë, sigurisë dhe privatësisë së Facebook.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark