Insajderi
Lajme

Ekstradohen dy persona, njëri nga Kroacia në Kosovë, tjetri niset për në Suedi si i dyshuar për “dhunim”

Insajderi
01 May 2026 - 18:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ekstradohen dy persona, njëri nga Kroacia në Kosovë, tjetri niset për në Suedi si i dyshuar për “dhunim”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës ka njoftuar se me datë 30.04.2026 ka bërë ekstradimin e një shtetasi kosovar nga Kroacia për në Kosovë.

I dyshuari, ishte arrestuar nga autoritetet kroate pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprën penale “ posedim, shpërndarje dhe shitje e substancave narkotike dhe posedim të paautorizuar të armëve” dhe se i njëjti iu ishte shmangur drejtësisë.

“I dyshuari pas ekstradimit, iu është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë nga rajoni kompetent për vazhdim me procedura të tjera ligjore”, thuhet në njoftim.

Ndërsa me datën 01.05.2026, nga Kosova për në Suedi është ekstraduar një shtetas kosovar, i cili ishte i kërkuar nga autoritete suedeze përmes INTERPOL-it, nën dyshimin e kryerjes se veprës penale “Dhunim”.

“Ekstradimet u realizuan bazuar në ligjet në fuqi dhe bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe shteteve përkatëse ku u realizuan ekstradimet.Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, do vazhdoj me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit”, përfundon njoftimi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark