Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë dhe institucionet e drejtësisë, sot ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar me inicialet L.B., nga Belgjika për në Kosovë.
Në njoftimin e policisë thuhet se i dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet e Belgjikës pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër-rreshtim ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës.
I dyshuari pas ekstradimit, iu është dorëzuar njësive përkatëse të policisë rajoni i Prizrenit për vazhdim me procedurat tjera ligjore.
Po ashtu, sot zyrtarët policorë nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në bashkëpunim dhe koordinim me njësitet tjera të policisë rajoni i Prishtinës, kanë bërë arrestimin e shtetasit gjerman me inicialet A.J., pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me urdhër-arrest ndërkombëtar lëshuar nga autoritetet e Spanjës.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, i arrestuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë, për të vazhduar me procedurat tjera ligjore.