Insajderi
Lajme

Ekstradohet nga Kosova në Suedi një person i kërkuar për vepra të rënda penale me narkotikë

Insajderi
21 October 2026 - 16:05
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ekstradohet nga Kosova në Suedi një person i kërkuar për vepra të rënda penale me narkotikë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një shtetas suedez, i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar për vepra të rënda penale që lidhen me narkotikët, është ekstraduar nga Kosova në Suedi.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ekstradimi është realizuar më 21 tetor 2026, në koordinim me njësitë përkatëse policore dhe institucionet e drejtësisë.

Personi kërkohej nga institucionet suedeze përmes një urdhërarresti ndërkombëtar.

Policia ka bërë të ditur se ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe atyre të Suedisë.

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor ka theksuar se do të vazhdojë bashkëpunimin me institucionet vendore dhe ndërkombëtare për parandalimin dhe hetimin e aktiviteteve kriminale, si dhe për lokalizimin dhe arrestimin e personave të kërkuar.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark