×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Ekzekutohen shtesat prej 100 eurosh edhe për fëmijët

    Insajderi
    26 December 2023 - 17:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se janë ekzekutuar shtesat prej 100 eurove edhe për fëmijët.

    Murati këtë e ka njoftuar me anë të një postimi në ‘Facebook’ përgjatë së martës, në të njëjtën ditë kur kanë dalë shtesat edhe për të gjitha kategoritë e pensionmarrësve, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Ekzekutohet edhe shtesa e njëhershme për të gjithë fëmijët që janë në sistem të shtesave për fëmijë. Mjetet janë transferuar bashkë me shtesën e zakonshme mujore, në llogarinë e njëjtë”, thuhet në njoftimin e Muratit.

    Sipas njoftimit, shtesat janë ekzekutuar për 388,015 fëmijë.

    100 euro po ashtu i kanë marrë edhe 287,684 pesionistë.

    Kategoritë e skemave pensionale të cilat do t’i marrin 100 euro janë si në vijim: Pensionistët e moshës, kategoritë e luftës, pensionistët me aftësi të kufizuara, pensione familjare dhe të invaliditetit në punë dhe pensionet e parakohshme, për ata që marrin më pak se 500 euro. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark