Insajderi
Zgjedhjet 2026

Elbasan Osmani: Përfaqësuesi i vërtetë nuk matet me afërsinë ndaj liderëve, por me punën dhe qëndrimet në mbrojtje të qytetarëve

Insajderi
05 June 2026 - 15:02
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Elbasan Osmani: Përfaqësuesi i vërtetë nuk matet me afërsinë ndaj liderëve, por me punën dhe qëndrimet në mbrojtje të qytetarëve
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Elbasan Osmani, ka theksuar se politika duhet të udhëhiqet nga guximi për të mbrojtur interesat e qytetarëve dhe jo nga kalkulimet personale apo interesat karrieriste.

Përmes një deklarate, Osmani tha se politika kërkon që interesi i qytetarëve të vihet mbi çdo interes tjetër, duke kritikuar ata që, sipas tij, kanë zgjedhur t’i shërbejnë karrierës së tyre dhe jo qytetit që i ka votuar.

“Përfaqësuesi i vërtetë nuk matet me afërsinë ndaj liderëve, por me punën dhe qëndrimet në mbrojtje të qytetarëve”, u shpreh ai.

Osmani vlerësoi se Ferizaj ka nevojë për njerëz që flasin me përgjegjësi, veprojnë me dinjitet dhe nuk heshtin përballë padrejtësive. Sipas tij, qyteti meriton përfaqësim me integritet, guxim dhe përkushtim ndaj interesit publik.

Në kuadër të fushatës zgjedhore, kandidati i PDK-së u bëri thirrje qytetarëve që më 7 qershor të mbështesin Partinë Demokratike të Kosovës me numrin 125, kandidatin për kryeministër Bedri Hamza me numrin 1 dhe kandidaturën e tij për deputet me numrin 34.

Osmani theksoi se angazhimi i tij do të mbetet i fokusuar në përfaqësimin e interesave të qytetarëve dhe në adresimin e sfidave me të cilat përballet Ferizaj.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark