×
  • Lajme
  • Insajderi

    Bedri Elezi pretendon se Shemsi Syla e ka në kontroll AKI-në

    Insajderi
    22 December 2022 - 15:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Agjencia e Kosovës për Inteligjencë të mërkurën mbeti pa kryeinspektor. Kjo për faktin se Burim Ramadani dha dorëheqje nga ky post.

    Në vend të tij është emëruar, Kujtim Shala. Këtë emërim e ka bërë presidentja, Vjosa Osmani së bashku me kryeministrin, Albin Kurti.

    Dyshime se Burim Ramadani është detyruar të dorëhiqet, ka dhënë njohësi i çështjeve të sigurisë, Bedri Elezi.

    Në një prononcim për Insajderin, Elezi ka deklaruar se në bazë të informatave që ai posedon, Burim Ramadanit i është kërkuar të zgjedh në mes dorëheqjes dhe shkarkimit.

    Kemi informacione që i është kërkuar të jap dorëheqje ose do të shkarkohej. Si kompromis, secili zgjedh dorëheqjen sepse shkarkimi është çështje më e rëndë në aspektin juridik. Andaj edhe Ramadani ka zgjedhur të dorëhiqet”, ka thënë ai.

    Elezi pretendon se emrimi i Kujtim Shalë në këtë pozitë është partiak.

    Sipas tij, zëvendësministri i Mbrojtjes Shemsi Syla e ka në kontroll AKI-në.

    Agjencia Kosovare për Intelegjencë me e përkthy shqip, është komplet në kontroll të zëvendësministrit të mbrojtjes Shemsi Syla, i cili, ka lidhje të largët familjare, me Petrit Ajetin, shef i stafit të ish-ministrit të mbrojtjës, Agim Çeku. Tash, Petrit Ajeti ka insistuar te shoku i tij njëherësh zëvendësministri i mbrojtjes, Shemsi Syla, që në krye të Inspektoriatit ta vendos mikun e tij, Kujtim Shalën”, deklaroi Elezi.

    Ai gjithashtu ka theksuar se kjo lëvizje në kohën kur gjendja në Veri të vendit është e rënduar, nuk duhej të ndodhte dhe se duhej të shtyhej të paktën deri në shkurt të vitit të ardhshëm.

    Ligji e parasheh që Inspektori i Përgjithshëm i AKI- së t’i raportojë kryeministrit dhe të paktën çdo gjashtë muaj Komisionit Mbikqyrës Parlamentar.

    Ka mandat katërvjeçar që mund të zgjatet edhe për katër vite të tjera. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark