Eli Fara flet për ish-burrin: U dënua për vrasje, shkova në burg dhe ... - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Eli Fara flet për ish-burrin: U dënua për vrasje, shkova në burg dhe …

    Insajderi
    19 October 2020 - 13:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këngëtarja e njohur Eli Fara ka qenë e ftuar në rubrikën ‘Tani mund të këndosh’ tek E Diela Shqiptare.

    Ajo ka ardhur me një rrëfim ndryshe, këtë herë ajo ka folur për jetën e saj private, për ndarjen nga ish-bashkëshorti në moshë të re dhe me sakrificat që është përballur në jetë.

    “Erdhi dhe një situatë e tillë që ndodhi ndarja sepse ish-i ishte një nga çunat më çapkën seç duhej në Korçë dhe kishte shokë të vetët. Kjo gjë i çoi në një tragjedi të madhe sepse ishin grupe çunash që konkurronin me njëri-tjetrin kush ishte më i fortë dhe ndodhi që shokun e ngushtë të ish-it e vranë. Pastaj filloi një tjetër stuhi që ishte goxha e madhe për atë kohë hetime, gjyqe mbas gjyqeve që zgjatën shumë”, tha Eli Fara.

    Ajo ka treguar se në atë kohë jetonte me vajzën në të njëjtën shtëpi edhe me prindërit e tij.

    Këngëtarja Eli Fara tha se prindërit e saj ishin të mendimit që ajo të kthehej tek ata, “por unë  isha e vendosur që do i dilja ballë vetë çdo gjëje dhe mendoj që ia kam dalë. Nuk mendoj që është faj të gabosh, është faj të rrish në gabim”.

    “Edhe Marina ka ato kujtimet e veta nga fëmijëria. Gjyqet vazhduan goxha nja 1 vit e gjysmë dhe mbasi u bënë të gjitha përpjekjet dhe për të ulur dënimin, derisa u dha dënimi i fundit dhe e përcaktuan dhe burgun ku do vuante dënimin, atje kam shkuar me vajzën dhe i kam thënë që unë do të bëj ndarjen. Nuk ka pasur ndonjë kundërshtim dhe unë kam parë jetën time. Vazhdoja punën si mësuese në fshat, vajzën e kisha në çerdhe, kisha probleme financiare sepse mora dhe një apartament”, tha Eli Fara.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark